UBT

Qytetarët të revoltuar: Albin Kurti e kthej Gjilanin në kohën e mesjetës, 17 orë pa energji elektrike?

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Banorët e lagjes së “Zabelit të Sahit Agës” ndihen të zhgënjyer meqë 17 orë janë pa energji elektrike. Sokoli një 53 vjeçar thotë se me gëzimin më të madh e ka votuar Albin Kurtin dhe VV, por tash e tutje me gëzimin më të madh do ta ndëshkojë duke mos e votuar këtë mashtrues. Jemi në prag të kolapsit si popull e ai ende bënë matematika se qysh duhet mu ngrohë na natën në shtëpi shprehet ky qytetar i revoltuar dhe i zhgënjyer.

Mungesa e energjisë elektrike në disa lagje të qytetit në Gjilan duke vazhduar me 17 orë mungesë të saj ka revoltuar qytetarët e saj duke akuzuar Qeverinë Kurti se lagjet e Gjilanit i ka kthyer në kohën e mesjetës.
.
Sokoli një 53 vjeçar thotë se me gëzimin më të madh e ka votuar Albin Kurtin dhe VV, por tash e tutje me gëzimin më të madh do ta ndëshkojë duke mos e votuar këtë mashtrues. “Jemi në prag të kolapsit si popull e aj ende bënë matematika se qysh duhet mu ngrohë na natën në shtëpi” shprehet ky qytetar i revoltuar dhe i zhgënjyer.

RCCOLA

Rifati një banor i kësaj lagjeje thotë se kurrë s`kishte besuar se kjo Qeveri do të tregohet e padenjë dhe e pa interesuar për të zgjidhur problemet qytetare. “I kemi shkruar edhe disa deputetëve tanë të VV dhe ndonjë ministri aktual, ndërsa përgjigjet e tyne kanë qen se ne s`kemi lidhje me KEDS-in. Për mua kjo Qeveri duhet të ikë sa më shpejt sepse nuk është e aftë ta zgjidhë asnjë problem politik, e mos të flas për problemet jetike të qytetarëve. Llogariteni si ka mu sjell Alban Hyseni në qeverisjen komunale. I rrethuar nga do pleq këshilltar që i ka të imponuar, i shoqëruar nga disa hajna që kanë edhe dënime aktive. Pra çka të presim diçka pozitive, kur dita e mirë po shihet në mëngjes” shtoi ky qytetar.

Qemajli një banor tjetër nga “Zabeli…” mendon se Qeveria Kurti duke u marrë me Bruksel dhe me rivalët politik, po i injoron shtresën e varfër qytetare e cila realisht edhe i ka dhënë votën. “Edhe unë rashë viktimë e kësaj euforie dhe u dhashë votën, jam penduar maksimalisht..por shpejt vijnë zgjedhjet dhe e sheh ku mbetet Albini me këta të paditurit e tij në pushtet. Kjo është e patolerueshme, kur dihet qe është sezona e dimrit dhe nuk kemi as drita dhe as ngrohje” u shpreh ai./rajonipress/