ARKATANA

Qytetarët, të pasigurt në produkte ushqimore!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qytetarët e Prishtinës thonë se nuk po vërejnë ndryshim të çmimeve nëpër dyqane në prag të Festës së Bajramit. Por disa prej tyre ankohen për cilësinë e ushqimeve të cilat shiten te ne, që sipas tyre janë shumë të pasigurta.

“Nuk jam duke vërejtur diçka. Të njëjta janë ashtu si kanë qenë përpara”, deklaroi një qytetar nga kryeqyteti. Një tjetër qytetar ankohet se çmimet në përgjithësi në Kosovë janë më të shtrenjta se në vendet e Perëndimit. “Shqiptarët për këto çmime që i paguajnë produktet janë katastrofë, asnjë produkt nuk është me norma, kontroll nuk ka dhe me krahasuar me çmimet e perëndimit, më lirë janë në Itali e Gjermani se në Kosovë”.

FIDANISHTJA

Ndryshe nga banorët, menaxheri i marketit “Viva Fresh Store” Rekë Shatri, thotë se kanë bërë përpjekje që t’i ulin çmimet në prag të Festës së Bajramit, duke filluar nga 20 për qind. “Si hipermarket i njohur në Kosovë jemi munduar që në të gjitha artikujt tanë të kemi disa zbritje. Shumica e zbritjeve janë nga 20 për qind e mbi ku janë çmime të arsyeshme për konsumatorë që të jenë sa më të përgatitur për Festën e Bajramit”, ka thënë ai transmeton RTK. (Tribuna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.