Mobi Casa

Qytetarët të pakënaqur me ritmin ekonomik, jemi buzë greminës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit vazhdon të mbetet komuna më pak e zhvilluar dhe me investime minimale nga Qeveria e Kosovës. Qytetarët thonë se ky ritëm i ngadaltë dhe këto ngecje e bëjnë Gjilanin qytetin më të anashkaluar në Kosovë.

Albin Kurti në Gjilan vije vetëm kur të ketë ndonjë ceremoni festive dhe ndonjë projekt periferik për ta prerë shiritin. Albini nuk po voton aty ku duhet, me nda buxhet për Gjilanin shprehen qytetarët e anketuar gjilanas.

Muslia një 64 vjeçar thotë se Qeveria as që po brengoset për kërkesat e gjilanasve.”Ndoshta edhe ai ska faj, fajet munden ti kenë edhe këta të pushtetit në Gjilan, që nuk po dinë me punue edhe nuk dërgojnë projekte në Qeveri. Këta pushtetarët e Gjilanit ende axhami dhe nuk e dinë qysh qeveriset” shprehet me ironi Muslia.

Hidromorava

Ismeti një 54 vjeçar thotë se Gjilani ka ngecur në pikën zero. “Kurrë se kisha besuar se do mbesim më të dobët se Vitia e Artana. Llogariteni në Viti çdo ditë promovohen projekte, e Gjilani ka mbetur veç si statujë e palëvizshme” thotë Ismeti.

Rrahmani një 39 vjeçar thotë se ekonomia në Gjilan ka stagnuar sepse Komuna e ka luajtur një rol shumë negativ duke bllokuar lejet ndërtimore dhe duke lënë qytetin pa fuqi punëtore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.