Fidanishtja

Qytetarët të pakënaqur me dinamikën e projekteve në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qytetarët gjilanas thonë se duhet urgjentisht të ndryshojë dinamika e projekteve sepse kështu me këtë ritëm të ngadaltë Gjilani do të mbetet qyteti më i izoluar nga investimet qendrore.

Qeveria e Albin Kurtit ende nuk ka zbritur në Gjilan për të realizuar ndonjë projekt madhor. Madje shumë projekte të nisura nga qeveritë e kaluara janë stopuar dhe kanë mbetur shkret.

Qytetarët ndërkaq kërkojnë dinamik më të shtuar të atyre pak punimeve e projekteve të nisura.

Uji Dea

Albani një 45 vjeçar mendon se Qeveria tashmë duhet të investojë në qytetin e Gjilanit sepse koha dhe vitet po ikin.”Kemi mbetur të izoluar dhe të shkelur nga Qeveria Kurti. Ende se kemi parë e as prekur ndonjë projekt kapital për Gjilanin” mendon ky qytetar.

Ilazi një qytetar tjetër thotë se Qeveria Kurti s`ka strategji e as ide për projekte madhore. “Gjilani edhe ashtu ka dështuar në qeverisje dhe do të mbesim kështu derisa të përfundojë ky mandat”.

Murati një 61 vjeçar thotë se Gjilani po përjeton momentet më të rënda që nga pas lufta. “Nuk po shoh rezultate dhe nuk po vërej ndonjë projekt që ka nisur ose është duke u kryer. Kurti ka me mbetur në historinë e Gjilanit si kryeministri më dembel dhe më i dobët” thotë Ilazi./rajonipress/