ARKATANA

Qytetarët të kenë kujdes me kontejnerët, porosit Eco-Higjiena

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Sot rreth orës 7 të mëngjesit është djegur një kontejner në lagjen Kamnik në Gjilan, dhe dyshohet se kontejneri është djegur nga pakujdesia e qytetarëve të cilët në vend të mbeturinave gjuajnë edhe hirin e ngrohtë në kontejnerë. Eco – Higjiena apelon tek qytetarët që të kenë kujdes maksimal.

Kompania Eco – Higjiena është ndier në situatë jo të mirë kur të hënën ka parë kontejnerët e rinj të djegur në lagjen Kamnik. Normalisht që edhe reagimi i kësaj kompanie dhe apeli [për kujdes ndaj kontejnerëve ka qenë i menjëhershëm.

Saranda Jusufi zyrtare për komunikim në Eco – Higjiena tha se sot rreth orës 7 të mëngjesit është djegur një kontejner në lagjen Kamnik në Gjilan, dhe dyshohet se kontejneri është djegur nga pakujdesia e qytetarëve të cilët në vend të mbeturinave gjuajnë edhe hirin e ngrohtë në kontejnerë

FIDANISHTJA

“Ne si kompani kemi njoftuar qytetarët disa herë se duhet një kujdes i shtuar sa i përket hedhjes së mbeturinave në kontejnerë, dhe po ashtu kemi rekomanduar disa herë se ndalohet gjuajtja e hirit të ngrohtë në kontejnerët e kompanisë tonë, që mendojmë se është arsyeja e djegies së kontejnerit” tha Jusufi.

Saranda Jusufi zyrtare për komunikim në Eco – Higjiena tha për rajonipress se apelojmë tek qytetarët që të kenë kujdes maksimal në këtë aspekt dhe le të mbretëroj një kujdes i shtuar nga të gjithë sepse kemi të bëjmë me mbrojtjen e ambientit që nënkupton një shëndet dhe jetë më të mirë për të gjithë.

“Kompania Eco- Higjiena është në shërbim të gjithë qytetarëve që të krijojmë një ambient më të mirë për të gjithë andaj edhe jemi në dispozicionin tuaj, por kërkojmë që të na kontaktoni në çdo kohë sepse ne nuk do të hezitojmë të kryejmë detyrat tona” thuhet në njoftimin e Ecohigjienës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.