UBT

Qytetarët tanë duan të hyra dhe qarkullim

/ 4 minuta lexim

Nga Arbër Ismajli – Vazhdimi i masave të padrejta nga ana e qeverisë, që brenda hapësirave të të bërit biznes, dyqanet të mos punojnë, ndërsa, të njëjtat biznese lejohen në hapësirat brenda qytetit, është i pakuptimtë, dhe, bie ndesh me rregullimin e strukturës së njëjtë ekonomike.

Qytetarët tanë duan të hyra dhe qarkullim. Shteti jonë është duke i mbytur edhe ato pak biznese të cilat na kanë mbetur. Nuk guxojmë më të vazhdojmë kështu!

Në këtë kohë pandemike, ndarja në mes të pasurve dhe të varfërve ka shkuar duke u rritur. Kriza më së shumti i ka goditur të varfërit, atyre të cilët kanë më pakë shkathtësi të fitimit, pra, ata që më së shumti, ato shkathtësi të cilat i kanë patur, i kanë shitur në treg, dhe ato shkathtësi më nuk nevojiten aktualisht në tregun e punës, për shkak të masave të ndërmarra.

Pra, qytetarët, në këtë kohë, bien në nivelin më të ulët të të ardhurave. Poashtu, kjo krizë ekonomike, si rezultat i pandemisë, i ka goditur bizneset, dhe, rrjedhimisht, rrjetin zingjiror prej të cilëve përbëhen ato. Një pjesë e madhe e atyre të cilët kanë punuar në lokalet e ambienteve të të bërit biznes, siç janë, “Agmia Center”, “Drini Market”, Albanica Mall”, “Interex”, “Viva Fresh Store”, “ETC”, pra, punëtorëve e bizneseve të këtyre dyqaneve, iu vështirësohet gjendja financiare për çdo ditë e më shumë.

Pra, ata të cilët kanë mbijetuar prej një pune në gastronomi, dhe, si shitës në lokale të hapësirave të të bërit biznes, menaxherë, e punëtorë fizikë brenda tyre, tashmë, kjo punë iu është ndaluar, dhe, qarkullimi financiar iu është tkurrur. Ku t’i lëmë ata mijëra kamarierë, banakierë, shitës, ndërmarrës, të cilëve asnjëherë nuk iu është shtrirë dora e shtetit, por, me forcat vetanake kanë arritur të mirëmbahen. Pse të vazhdohet kjo situatë, kur, brenda dyqaneve të qytetit lejohet operimi, ndërsa, brenda ambienteve të të bërit biznes jo? Sinqerisht, është situatë e pakuptimtë nga ana e institucioneve qendrore.

Shumica e të rinjëve gjilanas, burimin e të ardhurave të tyre e kanë nga puna nëpër kafiteritë e qytetit. Këta të rinjë, mbajnë familje, dhe, mbijetojnë me pagat e tyre “modeste”. Ndoshta, kjo mund të na duket pak, por, nga të ardhurat e qindrave kafiterive, arrihet të bëhet një qarkullim financiar i dukshëm, nga i cili nuk lejon të rinjët tanë të bredhin rrugëve, e të mendojnë për ndonjë rrugë negative. Situata e të rinjëve është e njëjtë për të gjithë në vend, ata janë të kënaqur nëse kanë sado pak qarkullim financiar.

RCCOLA

E njëjta vlenë edhe për pronarët e këtyre kafiterive, ata krijojnë një rrjet zingjiror të qarkullimit financiar, duke blerë mallra dhe shërbime, duke paguar qira mujore, punëtorë, dhe, duke e ndarë një pjesë të vogël të fitimit. Tani, ky rrjet i madh i qarkullimit të parasë ndërmjet kafiterive, punëtorëve, dhe furnizuesve, është ndërprerë plotësisht.

Ne, edhe ashtu, përgjatë situatës pandemike, nuk kemi patur pako për rimëkëmbje ekonomike, për mbështetje të këtyre ndërmarrësve. Kemi patur një pako për një infuzion ekonomik, i cili ka qenë më shumë social sesa ekonomik. Ne, industri të prodhimit nuk kemi, atëherë, nëse nuk i ndihmojmë këtij rrjeti, çfarë pritet të ndodhë në strukturën ekonomike të qytetarëve tanë.

Prandaj, vazhdimi i masave të padrejta nga ana e qeverisë, që brenda hapësirave të të bërit biznes, dyqanet të mos punojnë, ndërsa, të njëjtat biznese lejohen në hapësirat brenda qytetit, është i pakuptimtë, dhe, bie ndesh me rregullimin e strukturës së njëjtë ekonomike.

Qytetarët tanë duan të hyra dhe qarkullim. Shteti jonë është duke i mbytur edhe ato pak biznese të cilat na kanë mbetur. Nuk guxojmë më të vazhdojmë kështu!

Të gjithë ne, i mirëkuptojmë masat parandaluese nga ana e qeverisë, mirëpo, ose duhet të ndërmerret ndonjë pako e fuqishme ekonomike, e cila i nxjerrë qytetarët e bizneset nga kjo gjendje, ose, duhet përfundimisht të mos bëhen diskriminime sa i përket operimit të bizneseve të strukturës së njëjtë ekonomike. Edhe ashtu, bizneset tona, tanimë janë në nivelin më të ulët të mundësisë së funksionimit të tyre në periudhën postpandemike!/rajonipress/