Fundamenti

Qytetarët ta thyejnë heshtjen, të lajmërojnë rastet e dhunës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Të ndalojmë abuzimin ndaj fëmijëve, të ndihmojmë të gjithë, që të krijojmë një botë pa abuzime të fëmijëve. Të ndalim dhunën në familje, sepse dhuna në familje nuk është vetëm dhembje fizike, por është edhe vuajtje psikike.

EVSB, së bashku me Policinë e Kosovës kanë përmbyllur fushatën vetëdijesuese kundër abuzimit ndaj fëmijëve, dhe kundër dhunës në familje. Shpërndarjen e posterëve vetëdijesues e bën të përbashkët EVSB dhe PK, nëpër shkollat fillore dhe ato të mesme, dhe nëpër vende t’jera ku frekuentimi i qytetarëve është më i madh.

Fushata të tilla mbahen për çdo vit, të cilat fillojnë më 15 tetor dhe mbarojnë më 19 Tetor 2018. EVSB dhe PK, përmes fushatave të tilla fton qytetarët tanë që ta thyejnë heshtjen, dhe kushdo që mundë të jetë viktimë, të thirrin në numrat e telefonave falas që janë të publikuar në posterët vetëdijesues.

Të ndalojmë abuzimin ndaj fëmijëve, të ndihmojmë të gjithë, që të krijojmë një botë pa abuzime të fëmijëve.

Uji Dea

Të ndalim dhunën në familje, sepse dhuna në familje nuk është vetëm dhembje fizike, por është edhe vuajtje psikike.

EVSB falënderon PK-në, dhe ”VISUAL MEDIA”për bashkëpunimin dhe përkrahjen dhënë EVSB-së, në realizimin e projekteve të shumta, që janë në interes të qytetarëve dhe vendit.

Jo vetëm ky projekt, por edhe shumë projekte t’jera, që kanë të bëjnë me vetëdijesimin dhe sigurinë e qytetarëve, janë mbështetur (financuar)nga pronari”VISUAL MEDIA”, Irfan Lybishtani në Viti thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/