RCCOLA

Qytetarët shprehin interesim të lartë për planin zhvillimor komunal

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit tha se në takimet e shumta që po mbahen rreth planit zhvillimor komunal po marrin pjesë shumë qytetar të cilët po e begatojnë dhe pasurojnë iniciativën tonë që të jemi sa më afër kërkesave të tyre.

“Komuna e Gjilanit përmes DUPMM po del në terren dhe po është sa më afër bashkëqytetarëve të saj duke takuar ata në çdo lagje dhe duke kërkuar propozimet e sugjerimet prej tyre”. Kështu shprehet Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit.

RCCOLA

Bajrami tha se po vërehet një interesim i lartë i qytetarëve nga të gjitha pjesët e qytetit në takimet e punës që po i mbajmë për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartimit të Zonave Komunale.

“Qytetarët po ofrojnë ide dhe përvoja nga më të ndryshmet të cilat do të na ndihmojnë në punimin e planit. Nuk flitet vetëm për ndërtim, por për të gjithë sektorët në zhvillimin e qytetit. Rëndësia e këtyre dy planeve ka bërë që pjesëmarrja të jetë sa më masive dhe në rritje e sipër në vazhdim” tha Bekim Bajrami./rajonipress/