Hidromorava

Qytetarët sërish gozhdojnë Alban Hysenin: Lej reklamat e autostradës, puno diçka e vishju punës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Alban Hyseni edhe pse s`ka lidhje me punimet në autostradë dhe realisht komuna s’është përgjegjëse ai shpesh del dhe bënë xhiro të cilat pastaj po e irritojnë qytetarin. Ismail Kastrati në faqen e komunës ka shkruar: Kryetar lej pash zotin reklamat po vishju punës, autostrada përfundon në 2030 deri te “Dheu i Bardhë”, rregullojë rrugët nëpër qytet, trotuaret lirojë, mbeturinat, zhurma dhe punëso punëtor për mbledhjen e mbeturinave, mbaje gjelbërimin se njëherë e punoni një projekt e më kurrë sytë sja lëshoni, policia ta zbatojë ligjin kjo është puna më e mirë që bënë.

Alban Hyseni duke dashur të ofrojë para publikut gjoja punën që po bëhet në autostradë pa asnjë nevojë hyn në terrenin ku s’është punë e tij. Autostradat janë kompetencë e Ministrisë së Transporteve dhe komuna nuk e ka asnjë kompetencë e as përgjegjësi.

Andaj komentet dhe gozhdimet në adresë të Alban Hysenit janë të natyrshme dhe të pritura.

Fundamenti

Madje, Alban Hyseni ka dhënë edhe data e përqindje sa janë kryer punimet aty.
Qytetari Uruqi Nas ka shkruar::Kryetari nuk ka qen në vend të ngjarjes se gati e kanë edhe nja 3 a 4 vjet e kryhet hahaha me dy bagera a ke nije qe ndreqet autostrada”.

Ndërkaq Ismajl Kastrati ka shkruar: “Kryetar lej pash zotin reklamat po vishju punës, autostrada përfundon në 2030 deri te “Dheu i Bardhë”, rregullojë rrugët nëpër qytet, trotuaret lirojë, mbeturinat, zhurma dhe punëso punëtor për mbledhjen e mbeturinave, mbaje gjelbërimin se njëherë e punoni një projekt e më kurrë sytë s`ja lëshoni, policia ta zbatojë ligjin kjo është puna më e mirë që bënë” ka shkruar Kastrati./rajonipress/