UBT

Qytetarët reagojnë rreth hedhjes së bërllogut, kërkojnë masa ndaj keqbërësve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Një mini deponi bërllogu e cila ndodhet s`kaj rrugës Malishevë – Uglar ka revoltuar banorët e kësaj ane duke kërkuar nga inspeksioni komunal që të ndërmarrin masa konkrete ndaj atyre që po e shkatërrojnë natyrën.

Muhamet Hyseni banor nga Uglari ka kërkuar një vetëdijesim nga ana e qytetarëve, por ka kritikuar edhe organet e inspeksionit të cilat nuk po tregohen efikase për t`i zënë ata që e ndotin natyrën.

Mobi Casa

Postimi i Muhamet Hysenit

Njerëz…
Nuk duhet vetëm përmes aksioneve ta mbajmë Kosovën të pastër…
Nuk duhet që vetëm gjatë fushatave zgjedhore të kritikojmë…
Ky BERLLOG është para hundëve tona ( në rrugën kryesore Malishevë – Uglar), 4 km nga “Sheshi” i Gjilanit…
Ky BERLLOG është hedhur këtu me thasë para tri dite…
A ka Inspeksion Gjilani…
A ka dënime për këta njerëz që po e shkatërrojnë natyrën çdo ditë…
Ky vend ka shpresë…por jo veç me aksione ( sa me dal në TV kishe po bojë diçka)…
Ky vend ka shpresë nëse i harrojmë sa ma shpejt premtimet, dhe i futemi punës…!!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.