ARKATANA

Qytetarët reagojnë ashpër për ndarjen e 160 mijë eurove për shtatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – KPF e Gjilanit ka rekomanduar për Kuvend kërkesën për ndarjen e 160 mijë eurove për shtatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës dhe ky propozim ka shkaktuar tërmet tek qytetarë të cilët e quajnë këtë veprim mendësi e epokës marksisto leniniste. Zejd Haziri qytetar ka shkruar leni more këto sene, investoni në rini, hapne najë vend të punës se do mu zbraz Gjilani krejt.

Propozimi i KPF për ndarjen e 160 mijë eurove për shtatorët e Kadri Zekës dhe Ramiz Cërrnicës është kritikuar ashpër nga qytetarët gjilanas dhe madje të gjitha këto komente janë shkruar në faqen e facebokk-it të Komunës së Gjilanit, pra nuk janë emra të trilluar siç pretendojnë shpesh do aktivistë e drejtora servila të pushtetit e Albin Kurtit.

Reshat Beqiri qytetar ka shkruar:”Askush nuk i harron njerëzit që kanë dhënë edhe jetën për liri, por mendësia e ndërtimit të shtatoreve e lapidarëve është mendësi e epokës marksisto-leniniste”.

Meti Bajraliu ka shkruar: “Me 160 mije€ 4 familje i kishit ba me shpija”.

ARKATANA

Zejd Haziri ka shkruar: “Leni more këto sene, investoni në rini, hapne najë vend të punës se do mu zbraz Gjilani krejt”.

Euron Gjokaj ka ironizuar: “Tash pritni shtatoret se qato po na japin me hanger. Hajnia ka hyp në krye”.

Edhe, Naser Abdullahu ka shkruar: “Me 160 mijë euro, ku me dit sa rruga ish shtru”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.