KKVITI

Qytetarët: Qemajl Mustafa është Real Madridi i politikanëve të Anamoravës

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Menjëherë pasi u lirua nga akuzat Qemajl Mustafë, në mungesë të provave kanë shpërthyer komentet e qytetarëve nga të gjitha kategoritë. Madje shumë komentues Qemajl Mustafën e quajnë si kryetar i ardhshëm i Gjilanit, derisa sportisti i njohur gjilanas, Arben Zeqiri thotë se Qemajl Mustafa është Real Madrid për politikanët e Anamoravës. Interesante janë edhe vlerësimet profesionale të profesorit Agni Dika i cili e përshkruan Qemajl Mustafën si nxënës dhe student i jashtëzakonshëm.

Komenti i Arben Zeqirit: Kryetari im i përhershëm Qemajl Mustafa!
Gjithë ai rreth pseudosh, fundërrinash e hajnash, që kanë tentuar tani e 7 vite të të degradojnë, një gjë të tillë e kanë përjetuar për veten e tyre, por në forma të ndryshme ndëshkuese e veçmas duke ua treguar vendin qytetarët se sa vlejnë, si persona të maskuar dhe shumë të rrezikshëm për proceset shtetndërtuese … Ti je Real Madridi i politikanëve të Anamoravës !…ka shkruar Zeqiri.

Kurse profesor Agni Dika tregon se si ishte Qemajl Mustafa per njohjen si student e deri si asistent në Fakultetin e Elektroteknikes para se të merret me politik.

UBT

Në këto momente ndoshta është korrekte që para qytetarëve të këtij vendi t’i them disa fjalë për pjesën e jetës tënde para zgjedhjes si Kryetar i Komunës, kohën e shkollimit dhe fillimin e punës si asistent, në Fakultetin Elektroteknik.
1. Ishe në grupin e nxënësve të jashtëzakonshëm të Gjimnazit Matematikor.
2. Tregove sukses maksimal gjatë studimeve në Fakultetin Elektroteknik.
3. Për një kohë shumë të shkurtër të punës si asistent në Fakultet, i kompletove për herë të parë ushtrimet laboratorike në Departamentin e Automatikës.
4. Fatkeqësisht, pas burgosjes për pjesëmarrje në demonstrata dhe të të ashtuquajturit diferencim ideo-politik, prapa të cilit qëndronin edhe disa kolegë tanë (të cilët më vonë, para dhe pas luftës u vlerësuan si “patriotë” dhe u shpërblyen me tituj e funksione të larta), të detyruan të largohesh nga puna në Fakultetin Elektroteknik.
5. Ndoshta kjo ishte reprizë e “diferencimit”, por në kushte të reja, gjë që sigurisht se do të shërbej si mësim për pjesën vijuese të jetës ka thënë Agni Dika.

Ka edhe qindra komente e vlerësime që i japin epitetin e njeriut punëtor dhe e cilësojnë si kryetar i ardhshëm i Gjilanit. Madje qytetarët në komentet e tyre kërkojnë që edhe Gjykata e Pejës ta hedh poshtë aktakuzën e ngritur kudër Qemajl Mustafës e cilësuar dhe e motivuar tashmë si aktakuzë kryekëput politike./rajonipress/