UBT

Qytetarët pyesin: Kur do të përfundojë kjo rrugë terrorizuese?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dalja e rrugës Gjilan – Bujanoc vazhdon të punohet me hapat e breshkës, kur bije shi aty gjendja bëhet e pakalueshme. Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht dhe të ndëshkojë kompaninë e cila me vonesat e saja po e terrorizon në rajon të tërë.

Është një nga rrugët më frekuentuara sepse veturat vijnë nga Bujanoci, Kamenica e fshatrat përreth. Vozitësit po e humbin durimin, e bashkë me ta edhe shumë qytetar që frekuentojnë familjar të tyre në Kamenicë e Bujanoc.

Mobi Casa

Emrani vozitës i përditshëm i kësaj rruge thotë se është lodhur nga kjo rrugë e cila shumë dëme i ka sjellur veturës së tij.”Valla vet jam në LVV edhe e kam përkrahur këtë subjekt politik, ama kurrë s`kisha besue që Albin Kurti lejon këso vonesa e na terrorizon neve qytetarëve” shprehet ai.

Sylejmani qytetar nga Kamenica dhe vozitës mendon se të gjitha parashikimet për këtë rrugë janë bërë monotone.”Unë besoj se as këtë vit nuk përfundon kjo rrugë dhe i bëjmë thirrje Liburn Aliut sepse jam nga e njëjta parti, që ta dënojnë kompaninë që pos që po punon ngadalë ajo edhe nuk po kujdeset fare për rrugën. Kompania le të punojë, por rruga duhet të jetë e kalueshme dhe jo me gropa e me gjendje të rënduar” thotë ai./rajonipress/