“Qytetarët presin votën pro Trust-it”, thotë Bekim Haxhiu pasi iniciativa kaloi në Komision

Në këtë kohë krize reflektimi i deputetëve për çështjen e Trust-it është i domosdoshëm, ka thënë nismëtari i parë i iniciativës për lejimin e tërheqjes së deri në 30% të mjeteve të Trustit, Bekim Haxhiu. Kjo pasi kjo inciativë kaloi më Komisionin për Buxhet.

Qytetatër presin votën pro kësaj nisme, u shpreh Haxhiu, teksa njoftimit të tij ia bashkëngjiti një fotografi proteste të qytetarëve për lejimin e Trust-it.“Ne mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere kaloi Nisma Legjislative për Trustin”, tha Haxhiu. “Së shpejti kjo nismë do të votohet edhe në Kuvend ku qytetarët presin votën Pro”.

Kuvendi i Kosovës duhet që sa më parë ta shqyrtojë Projektligjin për Trust-in në seancë plenare, tha deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, pas miratimin në Komisionin për Buxhet të iniciativës për lejimin e tërheqjes së 30% të Trust-it.“Sigurisht se kjo nuk është zgjidhja e duhur për tejkalimin e krizës ekonomike nga inflacioni, por është zgjidhja e vetme që ka mbetur në dispozicion të qytetarëve për të përballuar më lehtë krizën pasi kanë munguar masat substanciale nga Qeveria”, tha Hoti.

Kalimit të Iniciativës për lejimin e tërheqjes së deri në 30% të mjeteve të Trust-it në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Transfer i është gëzuar deputeti i Partisë Demokratike, Mëgim Lushtaku, i cili u shpreh se tash duhet “të reflektojnë” deputetët e shumicës parlamentare kur të rikthehet iniciativa në Kuvend.“Iniciativa për Tërheqjen e 30% të Trustit mori dritën jeshile në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere. Tani, është rradha e deputetëve që të reflektojnë karshi krizës ekonomike që po mbretëron dhe t’iu dalin në ndihmë qytetarëve duke votuar pro në Kuvend. Urime!”, shkroi Lushtaku.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS