UBT

Qytetarët: Premtimet e kryetarit shumë të mëdha, kurse investimet zero

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Investimi në infrastrukturën rrugore në fshatrat e Gjilanit pothuajse ka qenë i mangët në qeverisjen Haziri. Edhe tani kur është nënshkruar një kontratë prej 800 mijë eurove, për investimet në infrastrukturë, qytetarët shprehen skeptikë sepse siç thonë ata Luta premton shumë kurse investimet i ka zero. Lexojeni se çfarë mendojnë qytetarët ose komentuesit nëpër rrjetet sociale. Dikush e quan Hollbruk të Kosovës Lutën, e dikush e quan njeri të llafeve dhe të premtimeve të kota.

Tenderi ik fundit parasheh disa fshatra ku pritet të investohet qoftë me zhavor qoftë me asfalt. Por qytetarët e kanë gozhduar Lutfi Hazirin në komentet e tyre nëpër rrjetet sociale.

Lindita një qytetare kështu thotë për tenderin e fundit: Kryetari se di a e din që në Cerrnicë prej pas lufte nuk është bërë asnjë investim, as rrugë, as ujësjellës. Premtimet e kryetarit po janë shumë të mëdha mirëpo investimet zero ka shkruar ajo.

Selmani ka një tjetër interesim dhe shkruan kështu: “O kryetar, përfundoj rrugët edhe në qytet”.

Hidromorava

Isa një tjetër qytetar e definon Lutën si njeri të llafeve: OOOO veq llafe se punë sbojnë kurgjo.

Mejdia një banor nga Malisheva e ka pyetur kryetarin se ku mbeti Malisheva e Epërme
Fahredini ka këtë konstatim për Lutën: I paska harruar fshatrat të cilat ja sollën lirinë kryetarit e sot në kohën e lirisë tallet me Malësinë e Vërbicës dhe të Zhegovcit kur nuk ja din rëndësinë të së kaluarës as të ardhshmes nuk kije me ja ditën.

Por ka edhe të atillë që i japin epitete sikur qytetari Nexhat: “Bravo kryetar Haziri. Hollbruk i Kosovës! Suksese, tutje!

Edhe Mitati një qytetar tjetër ka shkruar: “Të lumtë kryetar Lutfi Haziri, ju jeni krenaria e Anamoravës dhe Kosovës”./rajonipress/