Uji Dea

Qytetarët për vendimin e Kushtetueses, disa të zhgënjyer – disa e mirëpresin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kundrejt vendimit të Gjykatës Kushtetuese për t’i dhënë të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi kanë shprehur mendimin e tyre edhe qytetarët.

Disa prej tyre e cilësojnë si vendim të drejt, e disa të tjerë thonë se janë ndjerë të zhgënjyer nga ky aktgjykim.

Qytetari Fadil Matarova thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i duhur, derisa kërkoi nga liderët politik që të bashkohen dhe të punojnë në të mirë të vendit.

“Mendoj që Kosova është e popullit, kushtetuta, kuvendi janë të popullit, gjykata ka vendosur në emër të popullit dhe e përkrahi dekretin. Që 6 muaj jemi pa qeveri dhe e përkrahi. Edhe Albin Kurti edhe Thaçi duhet të kenë pajtim në mes vete sepse populli ka vuajt shumë për këtë liri e sot duhet të jemi të bashkuar para Serbisë”, tha ai, raporto EO.

ARKATANA

Ndryshe thotë qytetari nga Prishtina B.H i cili shprehet i zhgënjyer me vendimin, ai thotë se Kushtetuesja ka marrë këtë vendim në situatë të vështirë kur po përballen me pandeminë, e që nuk ka mundësi të tjera të veprohet.

“Ma i miri u kanë ky Albini, se tash këta e kanë gjetur momentin më të vështirë pandeminë me i grah, e tash le të bëjnë si duan vet, mirë nuk janë tu veprua” tha ai.

Javën e kaluar Gjykata Kushtetuese mori vendim për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re.

Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se vendi nuk shkon në zgjedhje, por partie e cila siguron shumicën për të formuar qeverinë udhëheqë me ekzekutivin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.