Eko Higjiena

Qytetarët paralajmërojnë kryeministrin Hoti, vendimet ekstreme nuk do të respektohen

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qytetarët e anketuar edhe njëherë i bëjnë thirrje Avdullah Hotit që mos të ngutet me vendime ekstreme, por të shikohen format më të përshtatshme, në mënyrë që mos të paralizohet jeta totale.

Shumë qytetar të revoltuar, por edhe të shqetësuar për masat e reja thonë se kanë ardhur deri në një pikë saqë edhe mund fare të mos i respektojnë vendimet e Qeverisë, nëse merren masa ekstreme.

Musliu një 53 vjeçar thotë se Qeveria duhet ta kuptojë se po rritet padëgjueshmëria qytetare. “Çka nëse nuk i respektojmë ato masa, dhe çka nëse gjithçka del nga kontrolli. Ne edhe ashtu të vdekur jemi dhe të paralizuar nga gjithçka. Qeveria dhe komunat se kanë problem edhe nëse hynë në mbyllje totale sepse rrogat i kanë të garantuara, por jo edhe ne” shprehet ky qytetar.

Fundamenti

Agimi që ka një kafiteri në qendër thotë se edhe ashtu nuk ka pasur shumë punë, por nëse masat kufizuese shtrëngohen edhe më shumë, atëherë lokalin duhet ta mbylli. “Qeveria duhet të mendoj për këto shqetësimet tona, ne duhet të mbijetojmë edhe nga puna e jonë, dhe nuk është në rregull që të bëhemi lypës, duke kërkuar që të na paguhet qiraja. Kjo nuk është në rregull sepse ka kushte për punë” shprehet Agimi.

Valdrini një student 21 vjeçar thotë se çdo ditë e më shumë po rëndohet jeta studentore. “Mësimi online është vetëm për nevojat ekstreme dhe në situatat e jashtëzakonshme. Kjo pandemi po zgjatë shumë dhe ne duhet të mësohemi që duke respektuar masat të zhvillojmë mësimin edhe në objektet tona” tha Valdrini./rajonipress/