Hidromorava

Qytetarët nuk e raportojnë korrupsionin në shëndetësi

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Njohësit e çështjeve shëndetësore kanë vlerësuar se shëndetësia ka vite që është në kolaps, e gjithashtu ditë të mira nuk po e presin as në të ardhmen. Në anën tjetër, qytetarët janë ankuar se ky sektor është i kapur nga nepotizmi, keqpërdorimet dhe ryshfeti.

Humbje e besimit te mantelbardhët dhe drejtësia

Askush nuk do t’ia dijë për rastet e korrupsionit në shëndetës

Njohësit e çështjeve shëndetësore kanë vlerësuar se shëndetësia ka vite që është në kolaps, e gjithashtu ditë të mira nuk po e presin as në të ardhmen. Në anën tjetër, qytetarët janë ankuar se ky sektor është i kapur nga nepotizmi, keqpërdorimet dhe ryshfeti.

Njohësit e çështjeve shëndetë- sore kanë vlerësuar se shëndetësia ka vite që është në kolaps, e gjithashtu ditë të mira nuk po e presin as në të ardhmen. Pacientët vazhdojnë të kërkojnë ndihmë shëndetësore jashtë vendi, përderisa shprehen të pakënaqur me shërbimet shëndetësore që u ofrohen në vend. Theksojnë se nuk ka kushte dhe shërbime cilësore. Kur jemi te sektori i shëndetësisë, një mendim kritik është shprehur edhe nga deputetja dhe anëtarja e komisionit për shëndetësi, Time Kadriaj, e cila ka vlerësuar për “Kosova Sot” se fatkeqësisht të metat e këtij sektori po përsëriten vit pas viti, duke mos pësuar ndryshime nga e kaluara. Ajo ka shtuar se po vazhdohet me keqpërdorimet me tender, dhe abuzime tjera. Për më tepër ajo ka pohuar se pas çdo tenderi qëndrojnë njerëz të politikës.”Fatkeqësisht kjo gjendje e rëndë në shëndetësi po e dëmton qytetarinë e Kosovës, gjegjësisht pacientin, që po detyrohen të paguajnë për shërbime private”, ka thënë Kadriaj, duke vlerësuar se korrupsioni po vazhdon të jetë në nivel të lartë në vend.”Korrupsioni duhet luftuar me të gjithë mekanizmat ligjorë në mënyrë që vendi të prosperojë”, ka nënvizuar ajo. Kadriaj ka thënë se ligji duhet të funksionojë dhe të gjitha ata që e keqpërdorin punën dhe detyrat zyrtare duhet të sanksionohen.”Kjo vlen edhe për mjekët dhe stafin shëndetësor”, është shprehur ajo. Kjo e fundit ka thënë gjithashtu se fatkeqësisht se gjendja e rëndë në shëndetësi po e dëmton qytetarinë e Kosovës, gjegjësisht pacientin, që po detyrohen të paguajnë për shërbime private. Kadriaj ka ngritur edhe një herë shqetësimin e saj për mosimplementim të ligjeve reformuese, duke u ndalur tek Ligji për sigurime shëndetësore. “Kjo Qeveri ka dështuar dhe vendin e ka dërguar në kolaps,ndërsa ligjet kanë mbetur vetëm në letër”, ka theksuar Kadriaj, shkruan sot gazeta Kosova Sot.

Injorohen nga publiku, detyrohen të shkojnë te privatët

Uji Dea

Ndryshe, sipas raporteve të organizatave në vend, vlerësohet se në shëndetësi ka vend për t’u luftuar disa dukuri negative. Sipas hulumtimit të fundit të lëvizjes “Fol”, ‘Hulumtimi i OPINIONIT PUBLIK, Korrupsioni në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor Publik në Kosovë 2016’, është bërë e ditur se afër 15 për qind e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në institucionet e shëndetit publik në Kosovë është ‘shumë i lartë’, e 47 për qind të tjerë mendojnë se është ‘deri diku i lartë’. Rajoni i Pejës ka përqindjen më të lartë të qytetarëve me perceptime të tilla, e Ferizaj ka përqindjen më të ulët. Qytetarët mendonin se institucioni më i korruptuar është Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e ato më së paku të korruptuara ishin Qendrat e Mjekësisë Familjare. Afër 73 për qind e qytetarëve janë ndeshur shpesh apo gjithmonë në situata ku shërbimet shëndetësore nuk janë ofruar në institucionet publike dhe si pasojë ata kanë qenë të detyruar të shkojnë në institucione private, për t’i adresuar problemet e tyre shëndetë- sore. Sipas tyre, problemet me korrupsionin në stafin e institucioneve publike ekzistojnë që nga infermierët e deri te doktorët, si dhe nga vetë qytetarët që japin para apo të mira materiale (jomonetare). Për më tepër, 16 për qind e të anketuarve kanë pranuar se kanë dhënë para për të marrë shërbime më të mira nga institucionet publike shëndetësore dhe 9 për qind kanë pohuar dhënien e të mirave materiale (jomonetare) për të njëjtin qëllim. Më shumë se 25 për qind e të anketuarve nuk e shohin të arsyeshëm raportimin, sepse ata kanë pasur dobi nga dhënia e parave/dhuratave. Ndërsa, rreth 24 për qind nuk raportojnë, ngase mendojnë se askush nuk do t’ia dijë për raportimin e rasteve të korrupsionit. Gjithashtu, një përqindje e madhe e të anketuarve (20%) dhënien e parave apo të mirave materiale nuk e raportojnë, pasi që atë e konsiderojnë si dhuratë në shenjë falënderimi.

Keqmenaxhim e nepotizëm

Antigona Hasimi thotë t’i ketë humbur besimi në mjekësinë kosovare. “Unë mendoj se problemi tek ky sektor është nga lart, sepse shëndetësia asnjëherë nuk po vihet si prioritet”. Ajo është shprehur se ka keqmenaxhime, nepotizëm dhe kjo ka bërë që të humbet besimi në drejtësi.

Ndërsa edhe Anita Halili ka pohuar se fatkeqësisht nuk është duke u investuar në shëndetësi. Për më shumë kjo qytetare ka pohuar se edhe shëndetësia është e kapur nga politika, e cila ka ndikime te mëdha në këtë sektor, i cili po vazhdon të mbetet edhe i korruptuar. Ndryshe, gazeta ka kërkuar një përgjigjeje edhe nga MSH-ja, por nuk kemi arritur të marrim gjatë të premtes.

(Kosova Sot)