Qytetarët nuk e “kafshojnë” më karremin e premtimeve të rrejshme e megalomane
Derisa po e lëmë mbrapa javën e parë të fushatës zgjedhore, analistët politikë që e kanë përcjellë këtë garë zyrtare të partive politike për pushtet, vlerësojnë se me atë që është prezantuar para qytetarëve, aspak nuk mund t’u besohet premtimeve të politikanëve të bëra në fushata. Kjo për mendimin e tyre se të gjitha partitë e mëdha janë provuar në pushtet disa herë dhe kanë pasur të njëjtat tema si slogan.
Gurakuq Kuqi: Partitë do të vazhdojnë të marrin vota vetëm nga klientela e tyre e vjetër, ekskluzivisht sektori publik
Derisa po e lëmë mbrapa javën e parë të fushatës zgjedhore, analistët politikë që e kanë përcjellë këtë garë zyrtare të partive politike për pushtet, vlerësojnë se me atë që është prezantuar para qytetarëve, aspak nuk mund t’u besohet premtimeve të politikanëve të bëra në fushata. Kjo për mendimin e tyre se të gjitha partitë e mëdha janë provuar në pushtet disa herë dhe kanë pasur të njëjtat tema si slogan.
Në qeverisje ka qenë pothuajse në vazhdimësi PDK-ja, siç ka qenë edhe LDK-ja, por edhe VVja u provua në Prishtinë, por solli një qeverisje të keqe pa mundur të krijojë një model që qytetarët t’u besojnë atyre. Prandaj, karremin e premtimeve megalomane më nuk e kafshon qytetari i vendit. Sipas analistëve, të gjitha partitë, pa dallim, të uritura ekskluzivisht vetëm për pushtet, që pastaj të marrin tender dhe të zhvatin pasuritë e popullit. “Secila nga subjektet politike në mënyrën e tyre po mundohen t’ua rrëmbejnë votën e qytetarëve me premtime boshe dhe mashtrime nga më të ndryshmet. Në historinë e pasluftës dhe pas pavarë- sisë, të gjitha partitë e mëdha janë provuar në pushtet. Përderisa në qeverisjen qendrore janë provuar LDK, PDK dhe AAK, në qeverisjen lokale është provuar edhe VV-ja, e cila nuk arriti të dëshmojë veten për të mirë, në mënyrë që qytetarët t’u besojnë kësaj radhe më shumë se çdo subjekti tjetër. Thellësisht jam i bindur, se sikurse të mos ishte provuar fare VV-ja në qeverisjen e kryeqytetit, kësaj radhe do t’ua rrëmbente zemrat e votuesve kosovarë. Prandaj, kësaj radhe qytetarët e vendit me vështirësi do të kapërdijnë premtimet megalomane të partive të dështuara politike”, theksoi analisti politik Florim Zeqa.
Sipas tij, në mungesë të një alternative të re politike, kur të gjitha partitë janë bërë të njëjta pa dallim, të uritura për pushtet, tenderë dhe zhvatje të pasurive të popullit, këta të fundit, pra qytetarët, më shumë se sa për t’i votuar dështakët politikë janë të interesuar të ikin me vrap nga Kosova për të mos u kthyer kurrë më në vendin e tyre të lindjes. “Deri në këtë situatë zhgënjyese e sollën popullatën, të cilës pa fije turpi i kërkojnë sërish votën, përmes së cilës pushtetarët e “rinj” (vjetër) pretendojnë të zhvatin shtetin në katër vitet e ardhshme. I ftoj qytetarët e Kosovës, që së paku kësaj radhe të mos bien pre e premtimeve boshe, t’i vënë gishtin kokës e të mendojnë para se të votojnë, se vota e tyre sot vlen më shumë se 20, 50 apo 100 euro, është votë që përcakton të ardhmen e shumë gjeneratave. Para se të votoni, kujtoni ata që ju harruan dje, kur iu u dhuruat votën, do t’ju harrojnë edhe nesër e përgjithmonë. Vota juaj më 11 qershor është votë që determinon të ardhmen e shtetit nesër dhe fatin tonë të përbashkët”, theksoi Florim Zeqa.
Haziri: Ekonomia është në shërbim të elitës politike
Analisti politik, Nexhmedin Mustafa, thotë se tani elemente të “rrëshqitjes” mentale pothuajse shohim te çdo lider apo udhëheqës i partive politike, vetëm nga lakmia e sëmurë për pushtet. “Janë karakteristika ‘të sëmura’ të përcjella me mashtrime e hipokrizi, por edhe me lakminë e madhe për të ardhur në pushtet. Është e pakuptimtë, gjithë kjo ego anormale dhe gjithë kjo fushatë, me gjithë këto shpenzime me të holla të taksapaguesve. Është e pakuptimtë gjithë kjo mburrje dhe krenari e paraqitur nga individë të partive politike që konkurrojnë për ulëse në parlament, derisa e tëra bëhet me mundin dhe paranë e taksapaguesve. Shkuan tri vite në parlament dhe janë përsëri pothuajse të njëjtit kandidatë, që tentojnë përsëri t’i rimarrin këto ulëse, duke mos u paraqitur njëherë të vetme me një fjalim të mirëfilltë dhe të duhur në shërbim të qytetarit të vendit. Përsëri janë të njëjtët, që tani në fushatë po tentojnë të na mashtrojnë me premtime megalomane, duke mos u ndier aspak të turpëruar se për tri vite radhazi keqpërdorën maksimalisht paranë e taksapaguesit”, është shprehur analisti Nexhmedin Mustafa.
Mashtrimi po arrin kulmin edhe sipas Arsim Hazirit. “Qytetarët me plot të drejt mendojnë që politika prej pushtetarëve shihet vetëm interes privat, mundësi për të shfrytëzuar për arritjen e ambicieve politike e ekonomike. Ekonomia është në shërbim të elitës politike, elitës e cila menaxhon me burimet e përgjithshme./kosova sot/


