Fundamenti

Qytetarët në pritje të vendimit për Trustin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët gjilanas janë në pritje të vendimit rreth Trustit. Ata thonë se LVV po tregohet injorante përballë kërkesës legjitime të qytetarëve për të tërhequr Trustin.

Shumë gjilanas mendojnë se tërheqja e Trustit në këtë kohë për ta është e mirëseardhur. Edhe pse shumica prej tyre nuk kanë shumë mjete në fondin e Trustit, megjithatë shprehen se ato janë mjete të tyre, të fituara nga djersa e tyre.

Selmani një 44 vjeçar thotë se nuk e ka të qartë pse po këmbëngulin këta të LVV.”Po të ishte Albini në opozitë krejt Kosovën e kishte kallën veç me dalën në mbrojtje të qytetarëve, a tash po e luan rolin e institucionalistit. Turpi e mbuloftë po demagogu që ish kanën” shprehe ai.

Hidromorava

Edhe, Xheladini 56 vjeçar thotë se ka punuar një kohë në një kompani private dhe i ka të paguara të gjitha taksat e tatimet dhe ka një shumë simbolike që mund ta tërhjek.”I kam fëmijët studentë dhe kam nevojë për ato mjete. Dikujt i duken pak, por për mua 2000 euro janë bukur një ndihmesë në këtë krizë të madhe” mendon Xheladini.

Rahimi një 60 vjeçar thotë se të hollat e Trustit po shfrytëzohen nga të tjerët, e ne që jemi kontribuues e kemi të ndaluar.”Albin Kurti po eksperimenton me popullin e shkret e të varfër, ama shpejt vijnë zgjedhjet” shprehet Rahimi./rajonipress/