RCCOLA

Qytetarët me tone kritike për opozitën e Gjilanit: Kthjelluni sa nuk është bërë vonë se Gjilanin e mori pusi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarët gjilanas e shohin një opozitë të lodhtë në Gjilan, një opozitë pa veprime konkrete e cila kryesisht luftën e saj e bënë nëpër rrjete sociale, duke mos ndërmarrë asnjë veprim apo aksion kundër qeverisjes së keqe dhe të paditur të Alban Hysenit.

Qytetarët gjilanas nuk e kursejnë as opozitën në Gjilan, për të cilën kanë mendime të ndryshme. Ata shprehen me tone kritike për heshtjen e opozitës, e cila po flet vetëm në konferenca për shtyp ose në rrjete sociale.

Ylberi një qytetar 47 vjeqar thotë se opozita në Gjilan duhet ta ndërrojë kursin ndryshe kjo qeverisje e LVV do të vazhdojë ta degradojë qytetin e Gjilanit.

UBT

”Unë se kuptojë këtë opozitë me këtë rol të heshtur, në këtë mënyrë LVV do të vazhdojë ta dërgojë në humnerë Gjilanin. Mos harroni kur ishte në opozitë LVV ndërmerrnin aksione të përditshme para zyrës së Lutfi Hazirit kurse Qemajl Mustafës ia bllokonin edhe derën e hyrjes dhe detyrohej të dilte për dyer alternative dhe e ndjekshin mbrapa duke brohoritur “Hajni iku, hajni iku”, shprehet Ylberi.

Edhe, Mustafa një tjetër qytetar mendon se LDK, PDK e AAK janë të dobëta për momentin.
”Opozita po e luan rolin e spektatorit asgjë më shumë, një vrojtues pasiv dhe pa asnjë veprim konkret. Paramendojeni ende asnjë padi as kallëzim penal nuk kanë dërguar në Prokurori edhe pse ka shumë shkelje ligjore në Komunën e Gjilanit. Qemajl Mustafa ende është nëpër Gjykata pikërisht për shkak të dosjeve që ka dërguar LVV në atë kohë” thotë Mustafa.

Kurse Ilmiu një qytetar tjetër mendon se po të mos ishte Kushtrim Kadriu, që është i vetmi që e ka sfiduar për shkeljet e shumta Alban Hysenin dhe klikën e tij, ky qytet do të humbte të gjitha vlerat e saja. Oj opozitë kthjelluni sa nuk është bërë vonë se Gjilanin e mori pusi” shprehet me ironi Ilmiu./rajonipress/