GRANDEMALL

Qytetarët me mendime të ndryshme për korrupsionin, kërkojnë largimin e politikanëve të vjetër

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Qytetarët po vlerësojnë se pavarësisht ndërrimit të qeverive, korrupsioni në Kosovë nuk është ndalur. Disa prej tyre, shprehen të bindur se me ardhjen e Qeverisë Kurti, korrupsioni ka hequr “rrënjë”, raporton Ekonomia Online.

Disa thonë se korrupsioni do të largohet vetëm kur nga skena politike largohen të gjithë politikanët e vjetër, ndërsa ka të atillë që shprehen të bindur se kjo Qeveri është e pakorruptuar.“Po ka korrupsion, po cila qeveri në Kosovë nuk është e korruptuar”, pyet Halit Kavaja.

E Lutfi Thaçi shprehet i bindur se në aktualisht në Kosovë ka më shumë korrupsion sesa nga qeveritë e kaluara.“Në Kosovë ka shumë ma shumë korrupsion se sa nga Qeveritë e mëparshme, ende ka dhe nuk largohet pa u larguar gjenerata e vjetër”, u shpreh ai.

Ndonëse mendon se nuk ka ndryshime në luftim të korrupsionit, Hamit Hoti, e sheh më mirë gjendjen aktuale. Thotë se nuk është aq keq situata siç po proklamohet nga të tjerët. “Po njësoj është si para Kurtit si pas Kurtit kurrfarë ndryshimesh nuk vërehen, qytetarët ato ndryshime nuk janë duke i vërejtur, po ma merr mendja që korrupsioni ka mirëpo jo në atë masë që proklamohet nga ana e njerëzve që nuk kanë informata, edhe nuk është marr nja farë hapi që me ndryshuar gjendjen në bazë të premtimeve me duke se nuk është”, u shpreh ai.

UBT

Ndërsa Blerim Shala thotë se “Ku s’punohet edhe s’ka korrupsion. Qeveria Kurti ka punuar shumë dhe shpresoj që nuk ndalet kurrë. Të mira të gjitha qeveritë kanë qenë”.Me organizim të Organizatave të Shoqërisë Civile, të hënën ka filluar “Java Kundër Korrupsion 2022″, ku do të mbahen aktivitete të ndryshme, që për synim kanë sensibilizimin kundër korrupsionit.

Pjesë e koalicionit të OJQ-ve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit”, janë 6 organizata: Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për shënimin e kësaj jave, OJQ-të kanë planifikuar të kenë të ftuar të gjithë akterët vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë, me qëllim të sensibilizimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Në kuadër të aktiviteteve, gjatë kësaj jave do të trajtohet korrupsioni, integriteti, llogaridhënia, transparenca, etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.