UBT

Qytetarët me kritika për Kadri Rahimajn: E kënaqet qytetin veç edhe kodrat ju kanë mbetur me i ndreq?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kadri Rahimaj derisa ka bërë promovimin e rrugës e njohur si rruga Orana, Busavatë, me një gjatësi prej dy kilometra pos që ka marrë urime e përkrahje është akuzuar nga një pjesë e qytetarëve. E kënaqet qytetin veç edhe kodrat ju kanë mbetur mi ndreq ka shkruar Driton Krasniqi.

Parimisht çdo rrugë e rregulluar është promovim dhe në dobi të komunitetit, por jo të gjithë e shohin kështu këtë përpjekje të pushtetit lokal në Kamenicë.

Adhurim M. Maliqi ka shkruar: Ju lumtë kryetar Kadri Rahimaj kur do të fillojnë punimet në pjesën tjetër të Busavatës në lagjen Mollishtë.

Basha CH ka shkruar: Kur po ma shtroni rrugën në Hodonovc përmbi fermën rruga Libinovcit .Ju përshëndes punë të mbar, respekt për gjithë.

Fundamenti

Hasan Demaj ka shkruar: Ju lumtë z.Kryetar kjo rrugë ka qenë nevojë e kamotshme për ata banorë të lagjes së Oranëve, mirë po ja bojshit shumë!

Driton Krasniqi ka shkruar: E kënaqet qytetin veç edhe kodrat ju kanë mbetur mi ndreq.

Riton Berisha e ka kujtuar Rahimajn: Për Sfirc a kem naj lajmërim zotëri kryetar?