Qytetarët – Lutës: Më 1 dhjetor do ta deklasojmë edhe më shumë kujdestarin e komunës

Gjilan – Ka vazhduar falënderimi ndaj qytetarëve të Gjilanit nga ana e fituesit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Haziri. Kësaj radhe Haziri ka vizituar qytetarët e lagjes “Balec Mahallë” dhe ata të “Dardanisë”, të cilët i falënderoi për daljen masive dhe besimin që i dhanë më 3 nëntor.
“Ju falënderoj për mbështetjen e madhe që ma dhatë mua dhe LDK-së më 3 nëntor. 1 dhjetorin do ta bëjmë edhe më plebishitarë, ndërsa më 2 dhjetor do ta kremtojmë fitoren e madhe dhe ditëlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Jemi në rrugë të drejtë dhe do ta vazhdojmë punën aty ku e kemi lënë, për t’ua përmbushur nevojat dhe kërkesat tuaja”, ka thënë kryetari Haziri.
Gjatë takimeve të shumta të kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri me qytetarët, ata shprehën gëzimin dhe entuziazmin e madh pas fitores bindëse, ndërsa i konfirmuan kryetarit Haziri se më 1 dhjetor do ta deklasojnë edhe më shumë kujdestarin e komunës thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan./rajonipress/