FIDANISHTJA

Qytetarët kyçen aktivisht në planifikimin e buxhetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Xhavit Krasniqi drejtor për buxhet dhe financa në Ranillug tha se me organizimin e takimeve të tilla, do të mundësojmë që qytetarët të kyçen sa më aktivisht në planifikimin e buxhetit, derisa kjo njëherit do të jetë edhe një njohje me të realizuarat dhe projektet e planifikuara.

Komuna e Ranillugut, në bashkëpunim me projektin e Zvicrës -Kosovë për vetëqeverisje lokale dhe decentralizim LOGOS, ka organizuar në Ropotovë të Madhe, një debat publik me temën „Planifikimi i buxhetit me pjesëmarrje të qytetarëve“.

Në debat kanë marrë pjesë zëvendës kryetari i komunës Titomir Stević, zëvendës kryetari për komunitete Lulzim Canaj, përfaqësuesit e projektit nga LOGOS-i, përfaqësuesit e projektit USAID/DEMI, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, bashkësive fetare, si dhe qytetarët e komunës së Ranillugut.

Debatin e ka hapur dhe udhëhequr zëvendës kryetari i komunës Stević, i cili ka falënderuar qytetarët pjesëmarrës në përkrahjen e deritanishme dhe pjesëmarrjen në planifikimin e buxhetit në periudhat paraprake, derisa prezantimin e kornizës afatmesme të buxhetit për periudhën 2014-2016-të e ka bërë drejtori i drejtorisë për buxhet dhe financa dhe inspeksion Xhavit Krasniqi.

Eco Higjiena

Krasniqi përmes prezantimit ka njoftuar qytetarët e pranishëm me sasinë e mjeteve të cilat i ka shpenzuar komuna deri më tani, mjetet nga të hyrat vetanake, mjetet që janë shpenzuar në investime kapitale, si dhe mjetet që komuna planifikon në periudhat e ardhshme t` i shpenzoj në projektet që kanë rëndësi dhe prioritet për të gjithë qytetarët e komunës së Ranillugut.

Gjithashtu të pranishmëve nga ana e menaxherit për tatimin në pronë Miroslav Kostić, u është ofruar informacioni mbi mjetet e mbledhura nga tatimi në pronë për periudhën Janar-Maj 2013-të, si dhe mbi obligimet për vitin 2013-të. Në lidhje me këtë, janë prezantuar kriteret për investime kapitale në bazë të pagesës së tatimit në pronë.

Xhavit Krasniqi tha se me organizimin e takimeve të tilla, do të mundësojmë që qytetarët të kyçen sa më aktivisht në planifikimin e buxhetit, derisa kjo njëherit do të jetë edhe një njohje me të realizuarat dhe projektet e planifikuara. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.