FIDANISHTJA

Qytetarët: Kurrë drejtësi s`ka pasur, gjithmonë ka fituar më i forti

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Qytetarët gjilanas shprehen të zhgënjyer në sistemin gjyqësor në Gjilan e Kosovë. Pasha mixhën kurrë drejtësi s`ka pasur qysh duhet, gjithmonë ka fituar më i forti tha Muharremi qytetar gjilanas. Edhe të anketuarit e tjerë mendojnë se sistemi gjyqësor është i korruptuar përkundër rrogave të majme që i marrin.

Lëkundet besueshmëria e sistemit të drejtësisë, qytetarët tani flasin hapur se kurrë drejtësi në Kosovë ska pasur qysh duhet. Qytetarët e anketuar thonë se kjo drejtësi është për gjynah, është e korruptuar dhe merret me çeshtjet periferike.

Muharremi një i moshuar i moshës 72 vjeçare thotë se drejtësia gjithmonë ka munguar.”Pasha mixhën gjithmonë ka fituar i forti, ai që ka pasur pare ose ka dhënë ryshfet gjithmonë ka krye punë. I dobëti e fukaraja edhe për një kerr me dru është dënuar me dy vjet burgim, e tash po dyshohen për mijëra euro edhe po dalin e po ikin” shprehet Muharremi.

FIDANISHTJA

Zylfia një mësues thotë se kurrë s`ka besuar tek gjykatat. “Valla unë skam besue kurrë që ka drejtësi aty. Policia po i arreston, prokurori po ngritë aktakuzë, kur po shkon te Gjykata po del i pafajshëm. Një dreq mundet me i ra në fije kësaj pune” shtron dilemën Zylfia.

Mentori një student thotë se gjykatësit pa meritueshëm i marrin ato rroga të majme.”Gjykatësit veç në fotele dhe zyre edhe pagën e madhe, punë nuk kryejnë se lëndët janë të shumta. Korrupsioni aty lulëzon, nepotizmi gjithashtu” shprehet ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.