Uji Dea

Qytetarët kundër shtrëngimit të masave, po na mbytni në mënyrë institucionale

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Qytetarët e të gjitha kategorive janë lodhur nga masat dhe kufizimet që po ndërmerr Qeveria në emër të mbrojtjes nga COVID 19. Këto kufizime e kanë dërmuar qytetarin dhe ata janë kategorik që të vazhdohet tutje. Madje një qytetar thotë se po na mbysin në mënyrë institucionale.

Shumë qytetar të anketuar, por edhe të pyetur drejtpërdrejtë në qytet po e shprehin reagimin dhe revoltën e tyre kundër masave kufizuese që po ndërmerr Armend Zemaj dhe ekspertët shëndetësor.

Madje qytetarët nuk hezitojnë të thonë se po na mbysin në mënyrë institucionale. Muharremi një 45 vjeçar thotë se çdo masë shtrënguese e mëtutjeshme që ndalon kufizimin e sektorëve kyç, por edhe të profesioneve që janë delikate për një qytet, do të ishte vdekje për së gjalli. “Ndryshe nuk është vdekja, sepse unë i kam 7 anëtar të familjes dhe duhet t`i ushqej ata. Pse Qeveria ende nuk po e aktivizon ligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Këto masa janë vetëm turp dhe asgjë më shumë” u shpreh ky qytetar.

Edhe, Selmani një qytetar 56 vjeçar thotë se asnjëherë nuk e largon maskën nga goja dhe i respekton të gjitha masat, por kjo e fundit ishte vërtet qesharake. “E pamë me këtë vikendin e fundit, ku numri jo që u zvogëlua, por u rritë edhe më shumë”.

Uji Dea

Naimi një student gjilanas u shpreh se masat e Qeverisë janë të rënda dhe të pakuptimta. “Nuk e kuptojë si mund të vazhdohet me këto masa tutje kur xhepi i çdo qytetari kosovar është i varfër, ekonomia e pazhvilluar. Nëse Amerika nuk mbyllet, që ka aq shumë banor, pse për ne nuk mendohen variante tjera, por po aplikojnë alternativa ekstreme” shprehet Naimi.

Elhamia një 39 vjeçar mendon se ekspertët shëndetësor ia kanë huqur që nga fillimi. “Ne tani nuk guxojmë të bazohemi në propozimet e ekspertëve shëndetësor të cilët fatkeqësisht asnjëherë nuk ia kanë qëlluar. Të gjithë kanë gënjyer dhe kanë dhënë ide të çmendura dhe të pabazuara në ekspertizat shëndetësore”.

Edhe shumë qytetar tjerë mendojnë se Kosova ka mundësi dhe kapacitete që ta menaxhojë pandeminë dhe jo ta mbyll vendin siç kishte ndodhur me qeverisjen e Albin Kurtit i cili bëri gabime trashanike kur filloi të bëjë hajgare me qytetarët./rajonipress/