UBT

Qytetarët; Kisha të kthehet në muze

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Objekti ortodoks serb i ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës ka ngjallur reagime gjithandej opinionit politik e publik kosovar e rajonal. Shumica mendojnë se objekti është i imponuar dhe si i tillë duhet të rrënohet, mirëpo liderët institucionalë kosovarë, përfshirë edhe pakicën serbe, kërkojnë që objekti të rivitalizohet dhe të shërbejë si faltore serbe.

Gazeta “Zëri” ka intervistuar disa nga qytetarët e Prishtinës, duke marrë mendimin e tyre rreth kësaj kishe. Disa thanë se kisha ortodokse që gjendet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës është objekt i imponuar dhe është ndërtuar nën masat e dhunshme nga regjimi serb, por ka të tillë që kërkojnë që ky objekt të shndërrohet në muze si një fakt i pamohueshëm i represionit serb në Kosovë.

Kurse Drejtoria për Kulturë e cila është në kuadër të Komunës së Prishtinës ka thënë që, gjithsesi që do të shikohej mundësia e realizimit të idesë që qytetit t’i shtohet një muze apo qendër e kulturës, sikur ky objekt të ishte në pronësi të Komunës.

FIDANISHTJA

Sipas drejtorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Besart Vllahinja, Komuna e Prishtinës i referohet aspektit ligjor dhe planit urbanistik sa i përket objekteve që ndodhen në kryeqytet.

”Komuna e Prishtinës riafirmon faktin që ligjvënësi ka miratuar ligjet përkatëse për ndërtim, për planifikim dhe legalizim. Çdo subjekt, fizik apo juridik, me rastin e planifikimit për ndërtim duhet të marrë leje prej Komunës së Prishtinës”, tha ai. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.