Qytetarët kërkojnë që të ruhet zemra e qytetit, Prokuroria të hetojë rastin me urgjencë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qytetarët gjilanas janë të shokuar me ndërhyrjen e punimeve ekstreme në ndërtesën ku dikur ishte Raifesen Banka. Ndërtimet e tilla tregojnë se Gjilani nuk ka zot shtëpie dhe i takon Prokurorisë që të ndërmerr masa urgjente dhe pse jo edhe arrestime për ata që kanë lejuar që të ndodhë ky degradim.

Pavarësisht epilogut që do të merr rasti i punimeve ekstreme në qendër të qytetit, traumat që kanë përjetuar banorët e asaj ndërtese do të mbesin gjatë në kujtimin tyre.

Jo vetëm banorët e atyshëm po shumë gjilanas po ndihen të frikësuar nga kjo heshtje ndaj një dukurie që as në Koren e Kim Youngut nuk kishte mundur me ndodhën.

Eco Higjiena

Jonuzi një banues i hershëm i ndërtesës ku janë kryer punimet thotë se kjo është e tmerrshme.”As në kohën e Serbisë nuk kishte ndodhur kjo gjendje dhe ky mjerim institucional. Jemi terrorizuar për ditë të tëra dhe kemi njoftuar me kohë organet dhe ende se kemi të qartë pse u vonua kaq gjatë reagimi. Prokuroria duhet ta hetojë këtë rast sepse kemi të bëjmë me vepër penale dhe prishje e dëmtim të themeleve të ndërtesës” shprehet Jonuzi.

Edhe, Ramadani një banor tjetër në qendër thotë se kur udhëheqin fëmija dhe të paditurit kështu ndodhë.”Të ruhet zemra e qytetit sepse vërtet me fanatizëm e kemi ruajtur dhe kujdesur për qendrën. Llogarite një kompani nga Vitia që se njeh askush vjen dhe të terrorizon në qendër të Gjilanit. A ka më mjerim dhe më idiotizëm. Përgjegjësi kanë Urbanizmi dhe Inspeksioni të cilët duhet të japin llogari për këtë katrahurë” shprehet ai./rajonipress/