FITORJA

Qytetarët kërkojnë nga Lutfi Haziri që të merret me problemet e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lutfi Haziri të lutem merru me politikat lokale për të cilat je mandatuar nga unë dhe popullata tjetër e qytetit të Gjilanit. Në nivel qendror mua si gilangji nuk më përfaqëson me deklaratat e t`ua ka shkruar Arbër Rama.

Paraqitjet e shpeshta të Lutfi Hazirit rreth zhvillimeve të fundit në veçanti rreth taksës dhe ushtrisë kanë nxitur reagime të shumta në mesin e qytetarëve. Sidomos revolta rritet kur Gjilanin e mbulon bërlloku e papastërtia.

ARKATANA

Qytetari Arbër Rama pas paraqitje së mbrëmeshme të Lutfi Hazirit në një televizion nacional ka shkruar në rrjetet sociale:” Zotri Lutfi Haziri mua nuk më përfaqëson ( si votues i juaj ) me këto qëndrimet e tua si nënkryetar i LDK-së rreth ushtrisë, taksës dhe takimit të sotëm Kosovë – BE. Të lutem merru me politikat lokale për të cilat je mandatuar nga unë dhe popullata tjetër e qytetit të Gjilanit. Në nivel qendror mua si gilangji nuk më përfaqëson me deklaratat e tua” ka shkruar Rama.

Edhe analisti Ardian Azemi ka kritikuar Hazirin për paraqitjet dhe kundërshtimet e tij të fundit. “Lutfi Haziri paraqitjen e kryeministrit Haradinaj e quan popullizëm. Dmth, popullizëm është me e mbrojt shtetin dhe interesat e popullit tënd, ndërsa partneritet është kur heq dorë nga vetvetja dhe i nënshtrohesh thirrjeve me hjek dorë nga vetvetja. Shyqyr që nuk jeni ju tani në qeverisje, saktë po e dijmë çka kishit bërë” ka shkruar Ardian Azemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.