RCCOLA

Qytetarët kërkojnë investime në shëndetësi dhe jo kozmetikë e konferenca koti

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Shumica e qytetarëve që janë pyetur rreth sistemit shëndetësor kërkojnë investime serioze në shëndetësi. Pandemia Covid 19 është menaxhuar mirë, por gjendja në shëndetësi është e njëjtë, mungojnë laboratorët dhe kushtet higjienike e sanitare për punë. Qeveria dhe Komuna duhet të investojnë në këtë sektor dhe të largohen nga paraqitjet kozmetike dhe konferencat e tepruara mendojnë qytetarët.

Pandemia Covid 19 ka qitur para sprovave dhe sfidave të shumta sistemin shëndetësor në Kosovë e Gjilan. Një virus i panjohur fillimisht e qiti në pozita të palakmueshme shëndetësinë e cila me gjithë përpjekjet e saja profesionale, në të shumtën e rasteve mungonin aparaturat e teknologjia për ta menaxhuar atë.

Qytetarët e shumtë janë pyetur nga RajoniPress rreth sistemit shëndetësor, se çfarë ata mendojnë dhe si është menaxhuar pandemia nga mjekësia gjilanase.

Berati një student gjilanas thotë se përcjell vazhdimisht apelet e Institutit dhe të Lul Rakës e Naser Ramadanit dhe shumë më pak apelet e politikanëve. “Mendojë se është menaxhuar mirë pandemia, por tani duhet të kalohet në një stad tjetër. Tani është koha që të investohet në shëndetësi dhe që mjekët të përkrahën me rritje të pagave dhe krijim të kushteve për punë” shtoi ky student.

RCCOLA

Shaban Terziu nga shoqëria civile thotë se pandemia është menaxhuar mirë dhe secili pothuajse ka qen në nivelin e tyre të detyrës. “Edhe unë mendojë që shëndetësia duhet të përkrahet më shumë, duhet të investohet në laboratorë dhe teknologji moderne. Ne ende kemi mungesë të testeve kurse çdo ditë e orë të tëra kemi paraqitje publike të politikanëve tanë dhe kjo vërtet po del imituese” tha Terizu.

Mumini një mësues mendon se politikanët janë ata që edhe në koha fatkeqësie e shfrytëzojnë mentalitetin e publikut.”Komuna duhet të heq dorë nga konferencat e mërzitshme dhe t`i kthehet realitetit. Boll ma me kozmetikë, dilni e investoni dhe krijoni kushte për mjekët dhe personelin mjekësor. Gjendja në shëndetësi është e mjerueshme dhe vetëm zoti na ka shpëtuar faqebardhë” shprehet Mumini.

Ylberi një punëtor krahu mendon se spitalet duhet të kenë kushte më të mira për punë.”Unë kur shkoj në spital vërej që ka entuziazëm tek mjekët, por nganjëherë edhe ata janë të zhgënjyer e të dëshpëruar sepse nuk kanë kushte as minimale për punë” shprehet Ylberi.

Edhe qytetar të shumtë të tjerë pothuajse kanë pikëpamje të njëjta, dhe të njëjtit kërkojnë qasje më serioze ndaj sektorit të shëndetësisë./rajonipress/