Fundamenti

Qytetarët kërkojnë investime, komuna tregon shqetësimin për buxhetin e limituar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Debati publik rreth buxhetit për vitin 2016 ka mbledhur pak qytetar të pranishëm. Megjithatë drejtoresha e drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica, i njoftoi të pranishmit me buxhetin e zvogëluar për vitin e ardhshëm, që do të ndikoj në mos realizimin e shumë projekteve të parapara nga komuna.

Mirëpo, siç ka thënë Masurica nuk duhet të jemi pesimist sepse ka mundësi që disa projekte të financohen nga ministritë e ndryshme apo nga donatorët e jashtëm.

A. Maliqi, propozoi që komuna ta urbanizoj pjesën matanë lumit kah kodra, si dhe të ndërtohet një urë që e lidh atë pjesë, dhe zgjerimi i qytetit të shtrihet andej.

Po ashtu propozoi ndërrimin e kulmit të shkollës fillore ”Fan Noli” të Kamenicës, për shkak se mbuloja e tanishme është kancerogjene.

Mobi Casa

Kryetari i këshillit lokal të Berivojcës Xhevat Kastrati propozoi shtruarjen e një rrugice me asfalt, problemin e një objekti shkollor në këtë fshat.

Arsim Thaçi nga Koretini, propozoi rrethojën e shkollës në këtë fshat, një depo për vendosjen druve për nxehje të objektit të shkollës, si dhe rregullimin e rrugës pranë lumit nga ura e fshatit deri te lagja e ”Matoshëve”.

Drejtoresha u tha të pranishmëve se këto propozime do të dërgohen në Kuvend, ku do të debatohen, dhe aty vendoset për prioritetet e investimeve kapitale./rajonipress/