ARKATANA

Qytetarët kërkojnë hetime nga Prokuroria, Ramiz Ramadani arsyeton investimin prej 100 mijë eurove

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Blerja e 35 lopëve në vlerën e 100 mijë eurove ka nxitur reagime, akuza e debate të shumta të qytetarëve nëpër rrjetet sociale. Qytetarët madje këtë investim e kanë quajtur si shpërlarje e parave, korrupsioin e krim i organizuar. Por Ramiz Ramadani drejtor i bujqësisë ka dhënë pasyqrën e saktë të investimit.

Gëzim Rrustemi qytetar ka thënë se ky projekt është shpërlarje parash, hajni me dokumenta e krim i organizuar, në këto donacione ku është prokuroria e policia që duhet me reague e me hetue rastin se si po vjedhen parat ka shkruar ky qytetar.
Komuna 28,000
Donatori 59,000
Fermeret 14,000 që kanë paguar 400 * 35= 14,000 çdo fermer i cili e fiton një lopë
Gjithsej 101,000
Këta kanë investuar në krerë lope 100,000 €?!
Ku mbeten 1,000 € ?
Sa kushtuan ato krerë lope
100,000 / 35 = 2,857.14 Euro
Shumë bre shtrejt një lopë 2,857.14 euro ka shkruar ky qytetar.

Kurse Ilir Koprani ka thënë 2857 euro një mushtjerr a hajni ordinere turpi ju ka mbuluar o drejtor derisa Shaban Rexhepi ka shkruar a e dini kush ka fitue këtu? 2,857€ një lopë as në Zvicër nuk është ky çmim! A traktor keni shpërnda a lopë ka ironizuar ky qytetar

Uji Dea

Por, Ramiz Ramadani drejtor i Bujqësisë e jep versionin e tij të investimeve duke larguar dilemat se aty ka dallavere.

Sipas tij 59.000 euro është vlera e donacionit që ju ka dediku këtij projekti. 28.000 euro është participimi i komunës që përfshin shpenzimet e transportit, doganës, karantinës dhe monitorimit dy vjeçar të projektit nga ozhr Meshqerra.

Ndërsa 14.000 euro është participimi i fermerëve që ju kthehet cent për cent fermerëve me koncentrat, shërbime veterinare, këshillime etj. Krejt këto bashkë e kalojnë 100.000 euro, një provokim i vogël për hajdutet dhe një matematik pak e koklavitur ka thënë Ramadani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.