Qytetarët kanë në dorë broshurat rreth tërmeteve dhe fatkeqësive

Gjilan – Blerton Ajeti ka lutur qytetarët e komunës së Gjilanit që të shërbehen me këto Broshura të punuara në mënyrë profesionale në të gjitha aspektet dhe i ftojmë që të njëjtat t`i lexojnë kujdesshëm që të jemi të përgatitur si Qytetar rreth Fatkeqësive Natyrore, krejt me qëllim që dëmet në ekonomit tona Publike dhe ato Familjare të jenë sa më të vogla.
Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim , në kuadër të aktiviteteve të saja për preventivë rreth Fatkeqësive natyrore dhe Fatkeqësive tjera në bashkëpunim të ngushtë me Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave,me U.N.D.P dhe me Kryqin e kuq, kemi bërë shpërndarjen e katër lloje të broshurave se si të sillemi në raste të Emergjencave të ndryshme, ku programi është quajtur Programi i Menaxhimit të Fatkeqësive tha Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim.
Ajeti tha se broshura e parë ka të bëjë me Planin Familjar për Fatkeqësi, ku janë të parapara 5 hapa drejtë sigurisë në mënyrë profesionale dhe të detajuara.
Broshura e dytë ka të bëjë rreth asaj se sa jemi të përgatitur për Tërmetet, e detajuar si broshurë për mbrojtje nga Tërmetet,
Broshura e tretë lidhet me temën se sa jemi të përgatitur rreth vërshimeve, si mundë ta zvogëlojmë rrezikun nga vërshimet.
Broshura e katërt ka të bëjë se si të zvogëlohen rreziqet nga zjarret ,përmban detale të rëndësishme dhe të gjithë numrat kujdestar se ku duhet adresuar emergjenca.
Blerton Ajeti ka lutur qytetarët e komunës së Gjilanit që të shërbehen me këto Broshura të punuara në mënyrë profesionale në të gjitha aspektet dhe i ftojmë që të njëjtat t`i lexojnë kujdesshëm që të jemi të përgatitur si Qytetar rreth Fatkeqësive Natyrore, krejt me qëllim që dëmet në ekonomit tona Publike dhe ato Familjare të jenë sa më të vogla.
Ajeti ka falënderuar Kryqin e Kuq Dega ne Gjilan për bashkëpunim dhe shpërndarje të Broshurave./rajonipress/