Eko Higjiena

Qytetarët janë lodhë me fushata të lodhëta!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – 1. Këtyre ditëve, në pothuajse pjesën dërmuese të komunave kosovare, është evident reduktimi i dukshëm i numrit të pjesëmarrësve nê tubime partiake!

2. Ky fenomen i abstenimit të themi kushtimisht, “gardes” militante në këto tubime elektorale, duket që është një sinjal i qartë për gjitha partitë politike në skenën politike kosovare.

3. Mund të them që sociologjikisht, është edhe një mesazh antifobist dhe pro ndërgjegjësues, për organizatorët e këtyre folklorizmave dhe ikonografive sociale. Mospërcjellja e tubimeve të tilla, dosido është edhe një porosi dhe një indikator i kuptueshëm social, se qytetaria kosovare, ka filluar të ndërgjegjësohet për rolin që duhet ta ketë në këtë periudhë të transicionit!

Uji Dea

4. Abstenimi nga tubimet masive e pompoze, në realitet tregon edhe njê faktografi sociale të gatishmërisë, disponimit dhe qëndrimit sidomos, ndaj partive pushtetmbajtêse! Pra, abstenimi, atyre ua dërgon një mesazh tē qartë, se; ka filluar njê distancim i vetëdijshëm nga gjitha mashtrimet, premtimet boshe, dhe lojërat meskine të tyre! Dhe se vota e tyre, sivjet do shkoj vetëm në “kontot” e atyre individeve dhe partive politike, që ofrojnë premtime “për toke”, investime konkrete, dhe angazhim e transparence me llogaridhenie…!

5. Natyrisht, kjo është shumë e shëndetshtme për demokracinë lokale, edhe për shkak se shënon rast ideal për të shemb folklorizmin dhe idhujtarinë e rrejshme të karizmave lokal e nacional për angazhimin dhe përgjegjësitë e tyre të (pa)sinqert rreth rindërtimit të vendit!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.