Mobi Casa

Qytetarët ironizojnë me debatet për dëgjimet buxhetore: Ku janë more populli, më shumë zyrtar se qytetar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka vazhduar dëgjimet buxhetore me OJQ-të dhe Klubet sportive si dhe në fshatrat Dajkoc e Muçiverc. Por qytetarët duke parë që pjesëmarrja është e vogël kanë ironizuar me pyetjen “Ku janë more populli, më shumë zyrtar se qytetar nëpër debate”.

Ndryshe Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës janë ato të mbajtura me OJQ dhe Klube sportive si dhe në fshatrat Dajkoc e Muçiverc.

Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku, Behar Hyseni, Uran Berisha e Blerim Murina si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani.

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.

Eco Higjiena

Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës.

Robert Murseli qytetar nga Kamenica ka shkruar në facebookin e komunës së Kamenicës: ”Ku janë more populli, ma shumë zyrtar se popull” ka ironizuar ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.