Uji Dea

Qytetarët i neverit kjo politikë korruptive

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Kosovës, e këtij mandati, që e përbën koalicioni i madh PDK-LDK, e krijuar para dy vjetësh, pas një krize të madhe pas zgjedhore për 6 muaj të plotë, do të mbahet mend si një nga qeveritë më të dështuara që ka pasur Kosova në 16 vitet e pasluftës, si një qeveri krejtë- sisht mashtruese, që e ka humbur tërë- sisht kontaktin me qytetarët, duke shikuar vetëm interesat e saj klienteliste e korruptive

“Sot, për të arritur suksese në politikë, në organet e shtetit dhe në ekonomi, deri edhe në diplomaci, madje edhe në kualifikimet e larta pasuniversitare, duhet të kesh lidhje të forta me politikën, kryesisht me subjektet politike. Pra, nuk ka mundësi askush të arrijë ndonjë punë dhe as kualifikim pa lidhje politike”, shprehet profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”

Qeveria e Kosovës, e këtij mandati, që e përbën koalicioni i madh PDK-LDK, e krijuar para dy vjetësh, pas një krize të madhe pas zgjedhore për 6 muaj të plotë, do të mbahet mend si një nga qeveritë më të dështuara që ka pasur Kosova në 16 vitet e pasluftës, si një qeveri krejtë- sisht mashtruese, që e ka humbur tërë- sisht kontaktin me qytetarët, duke shikuar vetëm interesat e saj klienteliste e korruptive. Për këtë shkak edhe vendi ka ardhur në atë gjendje që qytetarët tani i neverit politika, sepse është krijuar bindja se politika nuk shërben për asgjë tjetër pos për t’u pasuruar, duke zhvatur fondet publike të qytetarëve. Bërja politikë e këtij lloji të degraduar ka bërë qytetarët të rijnë anash e të stepur, kurse anëtarë të partive janë e mbeten kryesisht militantët që përfitojnë apo presin të përfitojnë nga mafio-politika. Për t’u shkëputur nga kjo gjendje e pa shpresë, përfaqësues të opozitës dhe analistët politikë, konsiderojnë se populli duhet të zgjohet nga gjumi dhe në zgjedhjet e radhës ta ndëshkojë pa mëshirshëm këtë klasë politike të tej korruptuar dhe të distancuar nga interesi qytetar.

“Kjo klasë politike në pushtet nuk i dëgjon hallet e njerëzve” Deputeti i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Ismail Kurteshi, thotë se që në fillim të këtij mandati është parë dyfytyrësia e kësaj klase politike në pushtet, e cila nuk e ka pasur në agjendën programore zhvillimin e vendit dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarit, por vetëm kapjen e shtetit përmes pushtetit dhe kënaqjen e disa interesova korruptive klienteliste, sepse humbja e kontaktit me qytetarin nga këto dy parti politike ka ndodhur shumë më herët se koha e atyre zgjedhjeve.

Mobi Casa

Sipas Kurteshit, më së miri këtë e dëshmon eksodi masiv që ndodhi në mandatin e kësaj qeverie para një viti e gjysmë.”Dikush mund ta humbë vetëm atë që e ka poseduar ose ushtruar. Kjo Qeveri nuk mund ta humbë kontaktin me qytetarë, sepse asnjëherë nuk e ka mbajtur një kontakt të tillë. Nuk do të harrohet kurrë eksodi masiv, menjëherë pas themelimit të Qeverisë aktuale, në janarin e vitit 2015, dhe deklarata e kryeministrit se ata që po ikin kanë ‘iPhone’ (ajfonë), që do të thoshte se po iknin pa ndonjë arsye. Kurse kur demonstruesit i mbushnin sheshet e Prishtinës, qeveritarët nuk merreshin me arsyen e protestës dhe korrigjimin e gabimeve, por merreshin me shifra qesharake për numrin e protestuesve. Këto janë vetëm disa nga dëshmitë më të mira se këta njerëz nuk kanë ndjeshmëri problemin e qytetarit, e ndjeshmëri nuk mund të kenë nëse nuk i përjetojnë ose dëgjojnë ato halle drejtpërsë- drejti nga qytetarët”, shprehet Kurteshi.

Lidhjet mafioze shfrytëzohen për benefite Sipas Kurteshit, krijimi i kontaktit me qytetarët është i domosdoshëm. “Humbja e kontaktit me qytetarë është njëra nga arsyet e rëndësishme, por, natyrisht, jo edhe e vetmja arsye që këta qeveritarë duhet të shkojnë sa më parë nga skena politike e Kosovës”, thotë deputeti Ismail Kurteshi për “Kosova Sot”. Se kjo klasë politike nuk përfaqë- son as minimumin e interesave qytetare, se ka shkëputur lidhjet me masën dhe është pozicionuar vetëm karshi interesave të ngushta klienteliste, e pohon edhe analisti politik, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Ai thotë se qytetari e ka kuptuar tani se pa lidhje të ngushtë klienteliste me politikën nuk mund të përfitojë asgjë që është në interesin e tij, derisa lidhjet kriminale mafioze me pushtetin shfrytëzojnë të gjitha benefitet e mundshme. “Sot për të arritur suksese në politikë, në organet e shtetit dhe në ekonomi, deri edhe në diplomaci, madje edhe në kualifikimet e larta pasuniversitare, duhet të kesh lidhje të forta me politikën, kryesisht me subjektet politike. Pra, nuk ka mundësi askush të arrijë ndonjë punë dhe as kualifikim pa lidhje politike”, shprehet profesor Kelmendi për “Kosova Sot”