Qytetarët gozhdojnë Alban Hysenin: Asnjë kaci zall se ka qit askund, veç u shëtit si bijat n’tpan

Gjilan – Alban Hyseni të hënën ka bërë prezantimin e punës së tij që kryesisht janë takime shterpe dhe protokollare. Qytetarët ndërkaq e kanë gozhduar me komente duke kërkuar punë konkrete nga ai e jo me prezentue vizita pa rezultate konkrete.
Në komentet e shumta qytetarët kërkojnë punë dhe angazhim konkret në zgjidhjen e shumë problemeve që ka qyteti evropian i Gjilanit.
Afrimi një komentues ka shkruar: Stadiumin bablok se koha veç ka nis mu ndreq, shpresoj t`mos ta qosh zhag edhe t`i.
Arlind R. Xhemajli : Cilat pune i ka prezentu? Asnjë kaci zall se ka qit askund, veç u shëtit si bijat n’tpan.
Besim Jashari: Gjilani nuk funksionon pa Luten e pa LDK dhe asnjë qytet tjetër mrapa krejt. LDK ka performanca për ta udhëhequr Shtetin e Kosovës./rajonipress/