UBT

Qytetarët gjilanas përkrahin grevën e Sindikatës, kërkojnë nga Albin Kurti të reflektojë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Albin Kurti dhe Arbërije Nagavci duhet çdo orë të dalin në teren dhe të flasin me Sindikatën për t`i bindur që ta ndërpresin grevën. Kjo kokëfortësi e Albin Kurtit më së shumti i sjell dëm vet atij, e pastaj arsimit kosovar shprehen qytetarët e anketuar.

Qytetarët e anketuar rreth grevës së Sindikatës së Arsimit kanë mendime të ndryshme, por të përafërta me atë që po ndodhë në teren.

Bajrami një 59 vjeçar thotë se greva është e arsyeshme.”Unë i kam dy fëmijë që kanë punë me arsim dhe e di gjendjen në këtë fushë. Albin Kurti po gabon shumë që po ngulë këmbë me atë kokëfortësinë e tij. Po të isha në vendin e tij dhe të ministres Nagavci do të kisha vrapuar çdo minutë e orë pas tyre, vetëm për ta arritur një marrëveshje” shprehet ky qytetar.

Mobi Casa

Edhe, Isa një pensionist mendon se greva i ka arsyet e veta, por nuk duhet të teprohet.”Greva është e arsyeshme anipse po dëmtohen fëmijët. Sindikata nuk duhet të nënçmohet nga ana e Albin Kurtit. Ai po flet me Vuqiqin dhe mezi po pret me shkue në Bruksel, a punët llug i ka këtu brenda në Kosovë” shprehet Isa.

Jusufi mësues në pension mendon se Sindikata nuk duhet të tërhiqet nga qëllimi saj shumë fisnik. “Le të vazhdoj greva dhe të bindet Kurti e të tjerët se Rrahman Jashari nuk është vet dhe as nuk është i manipuluar” shton Jusufi./rajonipress/