Fundamenti

Qytetarët gjilanas nuk duan politikë përçarëse, Anamorava duhet të dali nga izolimi politik

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shumë qytetar të pyetur nga rajonipress kanë shprehur qëndrimet e tyre se në zgjedhjet e ardhshme Anamorava, duhet të zgjedhë më të mirët e mundshëm për deputet në Parlamentin e Kosovës. Sipas tyre Anamorava ka një kohë të gjatë që është e izoluar politikisht në mungesë të liderit të saj. Ne jemi të mirë vetëm për vota dhe po na shfrytëzojnë maksimalisht për të realizuar synimet dhe qëllimet e veta liderët e Prishtinës shprehën disa nga qytetarët.

Qytetarët e anketuar flasin sërish me pesimizëm për zgjedhjet e ardhshme dhe për mundësinë që Gjilani dhe Anamorava sërish të jenë të prezantuar si duhet në nivelin qendror.

Murati një mësues i moshës 53 vjeçare thotë se Anamorava gjithmonë e ka luajtur rolin e Argatit dhe asnjëherë s`ka arritur të krijojë lider të vërtetë. Lutfi Haziri po mundohet të depërtojë në qendër, por atje ka ujq të mëdhenjtë dhe Luta në fund po pëson dhe po0 duhet sërish me ju shkue për shtati atyre të LDK-së në qendër mendon ky qytetar.

RCCOLA

Edhe, Milazmi punëtor i një kompanie publike mendon se Anamorava duhet të reflektojë në këto zgjedhje. “Mjaft kemi punuar për liderët në qendër dhe mjaft kemi dhënë e paguar taksa e tatime për Prishtinë, tani është koha që të mendojmë më shumë për projektet tona madhore të cilat fatkeqësisht po i mungojnë Gjilanit” u shpreh Milazimi.

Hasani një mërgimtar ka një mendim pak më radikal rreth politikës që po udhëheqin njerëzit e Gjilanit. “Tash kur të vjen Albini në pushtet ka me sjell investime në Gjilan sepse këta që i kishim në Parlament e Qeveri kanë punuar vetëm për interesat e tyre. I vetmi zyrtar qeveritar nga Gjilani që vërtet e ka përkrahur Gjilanin është Rexhep Kadriu dhe ai meriton maksimalisht të përkrahet” u shpreh Hasani.

Sylejmani me profesion student thotë se Gjilani duhet të krijojë liderin e saj e jo të varet nga të tjerët. “Luta e ka pasur këtë mundësi, por manovrimet e tija të shpeshta po e largojnë çdo ditë e ma shumë nga ky epitet” u shpreh Sylejmani./rajonipress/