UBT

Qytetarët gjilanas mërziten dhe zhgënjehen me qeverisjen komunale

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Burhan Zejnullahu qytetar gjilanas dhe imam është njeri nga të shumtët nga shtresa intelektuale që hapur e ka shprehur zhgënjimin dhe pakënaqësinë ndaj qeverisjes komunale. 18 vite të plota kaluan, dhe, gjendja në qytetin tonë është shumë e dobët, për t’mos thënë një term tjetër se ndodhemi si në “Kafaz” ka shkruar Zejnullahu.

Përmendore, statuja, festa kombëtare e gjithëkombëtare, manifestime nga më të ndryshmet, janë vetëm pjesa më transparente që po bënë kohëve të fundit qeverisja komunale. Të gjitha këto janë të kushtueshme dhe kanë kushtuar qindra e mijëra euro, pa asnjë përfitim në dobi të qytetit.

Investimet mungojnë, projektet askund, e namin Gjilani e ka nëpër TV e del si të ishim në ndonjë qytet të Evropës.

UBT

E këto fakte e kanë irrituar tej mase qytetarin e Gjilanit, njerëzit e edukuar dhe që e kuptojnë rëndësinë e investimeve.

Burhan Zejnullahu që është edhe imam ka shpërthyer në rrjetet sociale duke e quajtur Gjilanin si një qytet në kafazë.”Dua të besoj se nuk e merituam këtë gjendje. Me inat e them, jemi mbrapa çdo qyteti tjetër. Brenda qytetit syri ynë kënaqet vetëm në dalje të qytetit, në drejtim të Bujanocit!
Rruga për Livoq tmerr, makinat deri në ditën e fundit të zgjedhjeve punuan aty, dhe, më nuk u panë!! Thënë në përgjithësi për, Qytetin e Gjilanit shumë gjendje e rënd!!
Nisemi për Prishtinë, së paku një orë na merr kohë, për rreth 50 km, largësi!!
Për Ferizaj njashtu!! Me të vërtetë zhgënjim i madh.. ka shkruar Zejnulalhu./rajonipress/