Qytetarët gjilanas kërkojnë tërheqjen e Trustit, i duam paratë tona, jo lëmoshën e Qeverisë

Gjilan – Qytetarët gjilanas të anketuar thonë se Qeveria duhet të lejojë tërheqjen e Trustit sepse është djersa jonë, mundi dhe kontributi ynë. Nuk kemi nevojë për vitra e ndihma të Qeverisë. Zgjidhja që e zbut gjendjen tonë është tërheqja e Trustit thonë ata.
Tërheqja eventuale e Trustit nga qytetarët gjilanas shihet si një zgjidhje që e zbut gjendjen e tyre të rëndë sociale.
Muharremi nga Zhegra thotë se ka nevojë për parat e Trustit.”Ato para janë të mijat, janë të djersës sime, mundit im dhe të kontributit tim. Nuk kam nevojë as për vitra e as për ndihmë nga Qeveria” shprehet ai.
Luani qytetar gjilanas thotë se Qeveria po e shkel një të drejtë elementare.”Trusti duhet të lejohet të tërhiqet nga secili që ka nevojë sepse gjendja e rëndë sociale e ka varfëruar në ekstrem xhepin e çdo qytetari. Kam menduar se Albin Kurti është në përkrahje të popullit e shumicës, po ky nuk ishte kërkah hiq. E kam votuar me loçkë të zemrës, ama edhe kam me fshije për jetë me loçkë të zemrës” shprehet i revoltuar qytetari./rajonipress/