Qytetarët e “Zabelit të Sahit Agës” janë të bashkuar rreth “Vatrës”

Gjilan – Fushatës parazgjedhore për zgjedhje komunale të tre nëntorit po i vije fundi, por qytetarët e Zabelit të Sahit Agës me gjallëri, fuqishëm e me kompetencë janë të bashkuar rreth “Vatrës”.
Këtë përkushtim e shprehën jo vetëm me dalje në tubim të cilin e kishte organizuar kandidati i tyre nga Lëvizja “Vatra”, zoti Bexhet Muslia, por edhe deklaruan fuqishëm se do të dalin të gjithë në votim më tre nëntor e do të mbështesin Lëvizjen e tyre “Vatra” thuhet në njoftimin e Vatrës.
Ata përveç kësaj u shprehën se lagja ka nevojë për përkrahje të pushtetit lokal, ka nevojë për ndërtim të infrastrukturës rrugore, për rregullimin e dokumenteve, në përgjithësi për përmirësimin e gjithëmbarshëm të jetës së qytetarëve në aspektin ekonomik, kulturor e social. Besojmë shumë se duke u radhitur në anën e Lëvizjes “Vatra”, ajo do të jetë pjesë e pushtetit lokal në të ardhmen, e cila, sigurisht do të ndihmojë këtë lagje dhe banorët e saj për të rregulluar jetën e tyre, ngase që nga pas lufta e deri më tash, të gjitha pushtetet lokale e kanë anashkaluar këtë lagje.
Kandidati i tyre Bexhet Muslia këto kërkesa i përkrahu plotësisht dhe premtoi se me ardhjen e Lëvizjes “Vatra” dhe të tij në pushtet, lagja e “Zabelit të Sahit Agës” do të ndryshojë shumë në aspektin pozitiv.
Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Lëvizjes “Vatra” dhe kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Sejdulla Kadriu.
Ai me këtë rast para tyre shpalosi programin e Lëvizjes “Vatra” dhe premtoi se zabelasit dhe lagjet tjera përreth kësaj lagje kanë qenë kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit të komunës, por ata nuk janë shpërblyer kurrë për përkushtimin dhe obligimet që i kanë kryer komunës.
Ato sot ende nuk kanë kanalizime, nuk kanë rrugë të asfaltuara e jetojnë në varfëri. Pas tre nëntorit, me qeverisjen e Lëvizjes ”Vatra”, kjo qasje do të ndryshojë.
Para zabelasëve foli edhe sekretari i Lëvizjes “Vatra, Fatmir Arifi, dhe anëtari i kryesisë Hajrush Ramadani thuhet në njoftimin e Vatrës./rajonipress/