Mobi Casa

Qytetarët e “Rrugës Qarkore”, në hall nga qentë endacak

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Qentë e shumtë endacak që po shfaqen kudo nëpër rrugën Qarkore janë bërë rrezik i përhershëm për nxënësit dhe ata që shkojnë herët në punë. Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të institucioneve komunale.

E njohur si “Rruga Qarkore”, e cila është e frekuentuar shumë nga qytetarët dhe fëmijët që shkojnë në shkollë, po shndërrohet në një vend të pasigurt për lëvizje, për shkak të pranisë së madhe të qenve endacak.

Mobi Casa

Muhamedaliu qytetar thotë se Gjilani është mbushur me qen endacak. “Ne jemi në hall si lagje në Rrugën Qarkore, dhe të rrezikuar nga qentë endacakë si banor të lagjes. Komuna duhet të intervenojë me kohë sa nuk është bërë vonë” shprehet ai.

Edhe, Zymeri një prind që e dërgon fëmijën në shkollë thotë se është i detyruar që vajzën ta dërgojë nën përcjellje çdo ditë. “Qentë endacak janë të shumtë dhe të rrezikshëm dhe komuna apo inspeksioni duhet të ndërmarrë diçka” tha ai./rajonipress/