Qytetarët e Pasjakut kërkojnë investime konkrete në infrastrukturë

Gjilan – Në dëgjimin publik për vitet 2015-2017 qytetarët e fshatit Pasjak kanë kërkuar nga zyrtarët komunal elektrifikimin lagjes së re, zgjidhjen e problemit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për fshatin Koretisht, asfaltimin e rrugës që lidhë dy lagjet Pasjak dhe Koretisht si dhe përfundimin e ndërtesës së filluar të shkollës fillore.
Në dëgjimin publik që e ka organizuar komuna e Artanës e që është mbajtur në fshatin Pasjak nga ana e këtyre banorëve po edhe të fshatrave tjera është kërkuar nga komuna më tepër investime në infrastrukturë rrugore e përmirësim të elektrifikimit raporton rajonipress.
Driton Mustafa zyrtar kryesor financiar ka dëgjuar hallet e këtyre banorëve së bashku me kryetarin e Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanoviqin dhe zyrtarin për zhvillim ekonomik, Sabedin Vllasaliu.
Qytetarët e pranishëm kanë kërkuar që projektet me prioritet në fshatin Pasjak të ecin tutje duke filluar Nga elektrifikimi i lagjes së re, zgjidhja e problemit me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për fshatin Koretisht, asfaltimi i rrugës që lidhë dy lagjet Pasjak dhe Koretisht, kryerja- përfundimi i ndërtesës së filluar të shkollës fillore.
Zyrtari për zhvillim ekonomik Sabedin Vllasaliu tha se momentalisht po punohet në gjetjen e zgjidhjes rreth menaxhimit të ujësjellësve të rrjetit ekzistues, dhe e gjithë kjo do të bëhet nëse do të gjendet ndonjë kompani serioze për menaxhimin e ujësjellësit në territorin e komunës sonë./rajonipress/