KKGJILAN

Qytetarët e ndërtimet e reja në qytete, faktorë kryesorë të ndotjes

/ 2 minuta lexim

Medina Braha, drejtoreshë e Shërbimeve Publike, e Mbrojtjes dhe e Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se qytetarët duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për mbajtjen e pastërtisë së mjedisit. Sipas saj, në ndotjen e ambientit po ndikojnë edhe ndërtimet që po realizohen në këtë komunë. Deri në shkurt të këtij viti Komuna e Prizrenit ka pasur të kontraktuar tri kompani për pastrim të qytetit, ndërsa që nga muaji shkurt ka mbetur pa kontratë të pastrimit, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Qytetarët e Kosovës edhe më tej vlerësohet të jenë faktori kryesorë i ndotjes së ambientit në vend, pavarësisht gjobave që kanë filluar të shqiptohen për të gjithë ata që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve

Po ashtu edhe ndërtimet që bëhen në qytete dhe problemet me kontraktimin e kompanive të pastrimeve po ndikojnë negativisht në ndotjen e ambientit.

UBT

LEXO EDHE: Diaspora kërkon rrugë më të lehtë për të votuar

Medina Braha, drejtoreshë e Shërbimeve Publike, e Mbrojtjes dhe e Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë për “Zërin” se janë duke punuar që ta mbajnë të pastër kryeqytetin. Ajo ka thënë se qytetarët duhet të jenë më të vetëdijshëm për mbajtjen e pastërtisë së mjedisit, derisa në ndotjen e ambientit po ndikojnë edhe ndërtimet që po realizohen në këtë komunë.

“Kemi qytetarë që janë shumë të vetëdijshëm, kemi edhe qytetarë të cilëve u nevojitet një nivel më i lartë i vetëdijes mbi domosdoshmërinë e mbajtjes pastër të mjedisit. Pra, ndonjëherë për shkak të shprehive, ndonjëherë për shkak të mungesës së informimit adekuat e ndonjëherë për ta zvogëluar minimalisht koston, numri i deponive të cilat po krijohen është shumë i madh. Një faktor tjetër i cili ka ndikuar në nivelin e lartë të ndotjes është edhe numri i madh i ndërtimeve që realizohen në komunën e Prishtinës. Mjafton një përqindje shumë e ulët e qytetarëve të pandërgjegjshëm që të krijohen shpejt deponi ilegale ose edhe mbeturina në rrugë në mes të orareve të pastrimit”, ka thënë ajo…