Qytetarët e Luginës së Preshevës, kujtojnë shpërnguljen nga vendlindja
Shumë shqiptarë që lëshuan Luginën e Preshevës 15 vjet më parë, për shkak të dhunës serbe, tani kanë vetëm kujtime nga ato ditë.
Banorët e fshatit Suharë, megjithëse e kanë vështirë të socializohen në Kosovë, nuk mund të kthehet në vendlindje.
Ata rrëfejnë tmerrin që kanë përjetuar vite më parë kur paramilitarët serb kishin trokitur në dyert e tyre.
Numër më i madh i shqiptarëve nga Lugina është në Gjilan. Zyrtarë të kësaj komune, premtojnë kushte më të mira për ata.
Qytetarët e Luginës ndërkohë, nuk mendojnë të kthehen atje, për shkak të pasigurisë.


