KKGJILAN

Qytetarët e Kravaricës, Vrapqiqit e akuzojnë VV dhe Alban Hysenin, kërkojnë investime

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Derisa Alban Hyseni ka vizituar një vend punim të pakët që po ndodhë në Gjilan, ka marrë shumë akuza nga banorët e Kravaricës e Vrapqiqit. Ku mbeten premtimet para zgjedhjeve vet t`i Alban Hyseni ke thënë se në shekullin e 21 me mbet pa ujë asht turp për Rumunen ka pyetur e komentuar Ilaz Shaqiri.

Derisa ka vizituar punimet në rrugën “15 Qershori” dhe në Nasalë, Alban Hysnei ka marrë shumë kritika e akuza edhe si kryetar po edhe si LVV.

Sabedin Rexhepi komentues ka shkruar:”Dilni në fshatin Kravaricë se veç për fushatë jeni kanë ma hiq”.

Hidromorava

Edhe Ilaz Shaqiri ka shkruar:Po kryetar a je kanë me vizitu fshatin Vrapqiq ku fshati 80 për qind asht pa ujë sen elementar për jetë ku projekti i ujësjellësit veç 70 për qind asht i kryer, ku mbeten premtimet para zgjedhjeve ku t`i thave se në shekullin e 21 me mbet pa ujë asht turp për rumunen”.

Kurse Arben Pajaziti ka komentuar: “Dil more shikoje rrugën kryesore prej Gjilanit për Ferizaj mu te fshati Partesh kshyre u prish krejt veç e keni gërrye ka mbet qashtu kur pe ndreqni katastrofë u ba”./rajonipress/