Mobi Casa

Qytetarët e Komunës së Vitisë, po respektojnë orarin e ri të qarkullimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Qytetarët e Komunë së Vitisë po ju përmbahen masave të reja për qarkullim të vendosura nga institucionet qendrore për shkak të gjendjes së krijuar në vend nga pandemia COVID-19.

Sipas komandantit të Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili prej ditës së djeshme kur ka hyrë në fuqi orari i ri i qarkullimit është respektuar në përpikëri. “Deri në këto momente nuk kemi hasur asnjë problem dhe shkelje të masave të reja për qarkullim edhe pse dje ka qenë dita e parë me orar të ri të qarkullimit”, u shpreh Halili.

Megjithatë Policia e Kosovës, iu bënë thirrje qytetarëve të respektojnë masat e qarkullimit pasi që kjo është në të mirë të shëndetit publik.

ARKATANA

Kurse kryetari i Komunës së Vitisë, falënderoi Policinë e Kosovës që po kujdeset për zbatimin e masave të reja.

Ai shprehu falënderimet e tij edhe ndaj qytetarëve vitias që po janë të përgjegjshëm në këtë situatë.

Gjithashtu kreu i kësaj komune iu bënë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancës sociale, të zbatojnë rekomandimet e ekspertëve dhe të respektojnë orarin e ri të qarkullimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.