ARKATANA

Qytetarët e Kamenicës të pa informuar rreth punës së Kuvendit Komunal

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Sipas të gjeturave të hulumtimit ende vërehet se qytetarët nuk janë në dijeni dhe të informuar lidhur me punën e komunës në përgjithësi derisa si breng më e madhe e qytetarëve mbetet përformanca e kuvendit komunal, varfëria dhe shërbimet e dobëta të kujdesit shëndetësor, rreth 80% të anketuarve janë përgjigjur se autoritetet komunale mund t`i zgjedhin problemet e komunës me një përkushtim më të madh të administratës dhe kuvendit komunal.

Në kuadër të projektit “Promovimi i Kodit te Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës ne Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës në Prishtinë dhe të zbatuar nga OJQ Network of Peace Movement/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore ka organizuar një tryezë të rrumbullakët mbi qeverisjen e mire, etikën dhe llogaridhënien në nivel lokal në Kamenicë.

Ne këtë tryeze Drejtoresha e OJQ-së, NOPM Besime Tusha, njëherë edhe projekt menaxherja e projektit, ka prezantuar raportin mbi të gjeturat e anketimit lidhur me kënaqësinë e qytetarëve ndaj shërbimeve publike komunale dhe përgjegjësitë e komunës, si dhe ka prezantuar draft kodin e etikës për të zgjedhurit e popullit.

“Qëllimi i kësaj tryeze është të rrisë vetëdijen e publikut dhe fuqizimin e etikës publike në nivel lokal si dhe të theksoj rolin dhe përgjegjësit e komunës që të jetë transparente, krijoj mundësi për informacione të qasshme për publikun dhe të siguroj se procesi i vendim-marrjes komunale të jetë sa ma transparent dhe i përgjegjshëm”, ka thënë Tusha.

UBT

Raporti nga gjetja e anketimit të kryer me qytetarët e komunës së Kamenicës, është kryer nga vullnetarët e OJQ Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM) me rreth 100 qytetar të komunitetit shqiptar, serb dhe romë, qëllimi i këtij studimi-anketimi ka qenë matja e shkallës e kënaqësisë së qytetarëve ndaj shërbimeve publike komunale dhe përgjegjësitë e komunës.

Sipas të gjeturave të hulumtimit ende vërehet se qytetarët nuk janë në dijeni dhe të informuar lidhur me punën e komunës në përgjithësi derisa si breng më e madhe e qytetarëve mbetet përformanca e kuvendit komunal, varfëria dhe shërbimet e dobëta të kujdesit shëndetësor, rreth 80% të anketuarve janë përgjigjur se autoritetet komunale mund t`i zgjedhin problemet e komunës me një përkushtim më të madh të administratës dhe kuvendit komunal.

Sa i përket punës së Kuvendit Komunal dhe Komitetit për Politik dhe Financa të anketuarit nuk janë shumë të informuar lidhur me obligimet dhe detyrat e anëtarëve të kuvendit si pasojë e mos informimit se çka realisht ndodhë në seancat e kuvendit komunal.

Sipas pjesëmarrësve raporti nga gjetja e anketimit të kryer me qytetarët e komunës se Kamenicës, është një raport gjithëpërfshirës, shumica e debatuesve kanë dhënë mendimet e tyre duke mos munguar edhe kritikat mbi të gjeturat e këtij raporti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.